LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Itali, 10 viktima

5 Gusht 2020, 18:00, Kosova & Bota CNA
Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Itali, 10 viktima

Është dyfishuar në krahasim me dje, numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali.

Emergjencat Civile raportojnë se pas 56 mijë tamponësh të kryer, 381 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, krahasuar me 190 që ishin të martën.

Gjithashtu raportohen dhe 10 humbje jete për një total prej 35,181 që nga nisja e pandemisë.

Një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i shtrimeve në terapinë intensive, ndërkohë që në izolim shtëpiak ndodhen 11,841 persona.

Aktualisht në Itali rastet aktive me koronavirus janë 12,646. /CNA.al

Lajmet e fundit nga