Connect with Us

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Lajme

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Publikuar

-

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Pas sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu), Agjencia e Administrimit të Aseteve ka caktuar si administratorin shtetëror të 11 bizneseve dhe 15 pasurive të paluajshtme. S

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të administrojë 11 biznese dhe 15 pasuri të Ndroqit.

Ai u caktua nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të biznesmenit. Nga 11 biznese ku Ylli Ndroqi është aksioner 6 prej tyre janë pezulluar.

Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit, policia e shtetit ekzekutoi vendimin.

Në njoftimin e bërë publik dje, policia njoftonte se u bënë 18 muaj hetime në bashkëpunim me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare lgjzbatuese, dhe nga provat e mbledhura dyshohet se pasuritë e Ndroqit janë të paligjshme dhe nuk justifikohen.

26 pasuritë e sekuestruara janë:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.
19. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.
25. Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Lajme

Freedom House: Shqipëria rënie me një pikë, penalizojnë protesta për Teatrin dhe vrasja e Klodian Rashës

Publikuar

-

Nga

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha përballeshin me problemet e brendshme, duke sjellë si rezultat një rënie për të 15-in vit me radhë në lirinë botërore.

Freedom House nxorri raportin e saj vjetor të vitit 2021 për Lirinë në Botë, sipas së cilit hendeku mes rënieve dhe përmirësimeve në nivelin e lirisë u thellua. Sipas raportit, Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë. Maqedonia e Veriut ishte një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë.

Sipas raportit Freedom House, Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbeten pjesërisht të lira, dhe kanë pësuar një rënie prej një pike dhe dy pikësh respektivisht.

Shqipëria nga 67 pikë vitin e kaluar, ka 66 pikë këtë vit me një pikë rënie në kategorinë e të drejtave të grumbullimit dhe organizimit, lidhur me dy ngjarje.

“Ne pamë rënie në lirinë e grumbullimit, për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në dhjetor policia vrau një qytetar që kishte shkelur urdhrin për orën policore. Këto kontribuuan në rënien në kategorinë e lirisë së grumbullimit”, tha bashkëautorja e raportit Amy Slipowitz.

Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik.

“Kjo kishte të bënte me miratimin e qeverisë së kryeministrit Hoti nga një shumicë me një vote diferencë të një deputeti që kishte qenë i dënuar”, thotë Amy Slipowitz, bashkëautore e raportit dhe menaxhere për kërkimet në Freedom House.

Parregullsia e këtij procesi solli rënie.

“Ishte gjithashtu edhe rënia në kategorinë për opozitën për shkak se garda e vjetër politike orkestroi rënien e qeverisë së Albin Kurtit të partisë Vetëvendosje”, tha zonja Slipowitz.

Megjithë rënien e rajonit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje, madje me 3 pikë më shumë se vitin e kaluar Maqedonia e Veriut është një nga vendet e përmendura për rritje të konsiderueshme në raport.

“Qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut u rizgjodh dhe institucionet e saj kryesisht e kanë rimarrë veten nga dëmet e shkaktuara nga ish-kryeministri, Nikola Gruevski”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Forbes: Ja kush fiton brenda ditës 45 milionë dollarë!

LEXO EDHE:  Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

2020-a ishte një vit ku pandemia e koronavirusit mbizotëroi në botë jo vetëm si krizë shëndetësore dhe Shtetet e Bashkuara pësuan një rënie të konsiderueshme në nivelin e demokracisë. Fredoom House thotë se pasojat ndjehen në gjithë botën.

“Kur vendet demokratike pësojnë rënie, ose tregojnë dobësi, kjo u jep aktorëve autoritarë diçka për të përmendur dhe hapësirë për të pretenduar se demokracia është një sistem inferior”, thotë bashkëautorja e raportit, Sarah Repucci, nënpresidente për studime dhe analizë në Freedom House.

Liria në Shtetet e Bashkuara ra me tre pikë dhe në dekadën e fundit ka rënë 11 pikë, një rënie e thellë që tashmë e vendos vendin më pranë shteteve me insitucione të dobëta si Rumania dhe Panamaja.

Dëmi më i madh thotë për demokracinë amerikane thotë zonja Repucci, ishin përpjekjet e Presidentit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve amerikanë dhe pretendimet e tij të pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Duke përmendur si shembull ngjarjet e 6 janarit, ekspertët e organizatës Freedom House që ka matur nivelin e lirisë në botë prej dekadash, thonë se propagandistët në botë përdorin pikërisht këtë argument kundër vendeve demokratike.

“Administrata e Presidentit Biden duhet ta bëjë përparësi konsolidimin e demokracisë, ne duhet të riparojmë dobësitë afatgjata dhe jo të përqendrohemi në zgjidhje afatshkurtra”, thotë zonja Repucci.

Megjithatë studiuesit vënë në dukje se fakti që sistemi gjyqësor funksionoi tregoi forcën e demokracisë.

Freedom House përmend si një nga shqetësimet kryesore rolin e Kinës si në fshehjen përmasave të pandemisë, ashtu edhe në përpjekjet për shtrirjen e ndikimit në botë.

Megjithë rënien në nivelin e lirisë, Freedom House arrin në përfundimin se demokracia në shumë pjesë të botës vazhdoi të tregojë aftësinë e saj ripërtëritëse, siç kanë treguar protestat në vende si Malawi, Myanmar dhe Rusia./VOA

LEXO TE PLOTE

Lajme

Platformat më të mira për të mësuar online në 2021

Publikuar

-

Nga

 Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po rikthehet online. Pjesë e këtij transformimi është padyshim edhe sfera e arsimit, ku edhe pse platforma të të mësuarit online kanë ekzistuar shumë kohë para se pandemia të bëhej pjesë e përditshmërisë sonë, nuk mund të mohojmë faktin që përdorimi i tyre është shumëfishuar gjatë muajve të karantinës si edhe në kohën e tanishme.

Në këtë artikull do të shohim disa nga platformat më të mira të të mësuarit në botë, si edhe në Shqipëri, të cilat i vijnë në ndihmë çdo personi që dëshiron të mësojë, nga studentët, tek gjithë pjesa tjetër.

Khan Academy

Khan Academy është një ndër platformat lider në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmban mësime online tërësisht falas për të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë duke përdorur këtë platformë. Kjo platformë njihet më tepër për mësimet që posedon në matematikë, sidomos për maturantët amerikanë që duan të përgatiten për provimet SAT.

EdX.org

Platforma EDX.org njihet për kurset falas në nivel universiteti. Kjo platformë është krijuar nga Harvard në bashkëunim me MIT dhe kualiteti i kurseve që përmban kjo platformë është mbreslënës. Në këtë platformë personat e interesuar mund të ndjekin mbi 2,500 kurse të cilat janë me tematika të ndryshme, kështu që gjithnjë do të mund të gjejnë diçka që u intereson.

Udemy

Kjo listë nuk mund të mos përfshinte edhe platformën Udemy, e cila është platforma lider për kurset online në gjithë botën. Dy platformat e lartëpërmendura mund të përdoren falas, ndërkohë që për të përdorur Udemy personat e interesuar duhet të paguajnë për kursin që ata zgjedhin të ndjekin. Kurset në këtë platformë ama janë të kualitetit maksimal dhe për ta vërtetuar këtë ju mund të hapni një kurs dhe të lexoni mijëra vlerësime që kanë dhënë përdoruesit e tjerë që e kanë ndjekur këtë të fundit.

Këto ishin disa nga platformat lider në botë, por edhe në vendin tonë ka disa platforma që mundësojnë të mësuarit online dhe të cilat janë të kualitetit shumë të lartë. Është një aspekt shumë i mirë ky edhe për vendin tonë, pasi jo të gjithë shqip-folësit mund të kuptojnë dhe të komunikojnë në gjuhën angleze, kështu që këto platforma janë një plus me të vërtetë i madh për ne.

Almooc.com

LEXO EDHE:  Konçensionet korruptive që po “djegin” prokuroren/ Lidhjet e Mirel Mërtirit me organin e akuzës

LEXO EDHE:  Pronat “fundosin” kryetarin e gjykatës së Vlorës/ Vettingu e shkarkon nga detyra

Platforma shqiptare Almooc ofron për përdoruesit Shqiptarë kurse në një sërë disiplinash. Disa nga këto disiplina janë: Anglisht, matematikë, fizikë, programim, TIK, etj. Platforma numëron mbi 63,000 studentë dhe është lider për kurset e programimit në shqip të cilat ofrohen falas.

PortaliStudentor.al

Portali online për nxënësit dhe studentët PortaliStudentor.al, është një portal i krijuar në vitin 2018 dhe që ka gjetur një përdorim masiv nga maturantët të cilët merrnin notat e provimeve të maturës pranë këtij portali.  Arsyeja pse maturantët zgjodhën këtë portal për të marrë notat e tyre është sepse ai i thjeshtësonte punën duke u afishuar maturantëve notat vetëm në bazë të ID së tyre. PortaliStudentor.al numëron më shumë se 6000 studentë dhe nxënës shqiptar të regjistruar, tani që provimet e matures shteterore janë afër, ata mund të përgatiten për provimet, të mësojnë online nëpërmjet materialeve të ndryshme, si edhe të kryejnë provimet e maturës online për t’u praktikuar.

Ky portal ka arritur gjithashtu që të ofrojë kurs gjermanisht online, si edhe kurse programimi online, gjithashtu edhe kurs per maturen shteterore.

Sputnik.al

Platforma sputnik.al është një platformë tjetër shumë e mirë shqiptare e cila ofron kurse në matematikë, informatikë, dhe gjuhë. Platforma gjithashtu mundëson zgjedhje ushtrimesh të ndryshme për lëndët e gjimnazit dhe kjo e bën një platformë të shkëlqyer për pjesën e të mësuarit online.

Platforma ka gjithashtu edhe kanalin e saj ne YouTube, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të mësojnë duke ndjekur video-mësimet që gjenden aty. Nuk ka dyshim që mësimi online është e ardhmja, sidomos të mësuarit nga këto platforma ku çdokush mund të mësojë nga rehatia dhe komforti i shtëpisë së tyre./Igli Hoxha

LEXO TE PLOTE

Lajme

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Dita e sotme do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kalime vranësirash do ketë në Veri-Verilindje dhe Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

LEXO EDHE:  Forbes: Ja kush fiton brenda ditës 45 milionë dollarë!

LEXO EDHE:  Reagon Berisha: Sulm politik ndaj ish-trafikantit të drogës

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE