Connect with Us

Banorët e Saukut mbeten pa ujë/ Bllokojnë rrugën, paralajmërojnë protestë para bashkisë

Sociale

Banorët e Saukut mbeten pa ujë/ Bllokojnë rrugën, paralajmërojnë protestë para bashkisë

Publikuar

-

Banorët e Saukut mbeten pa ujë/ Bllokojnë rrugën, paralajmëron protestë para bashkisë

Banorët e Saukut në Tiranë kanë dalë në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Mungesa e ujit gjatë ditëve të fundit bëri që këta banorë të revoltohen dhe të bllokojnë rrugën në shënjë proteste. Protesta mësohet se ka zgjatur 10 minuta dhe është zhvilluar pranë Sanatoriumit. Kujtojmë që edhe vetë spitali Covid-2 ka pasur mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.

Ndërkohë që sot, banorët e Saukut kanë paralajmëruar një protestë para Bashkisë së Tiranës për mungesen e ujit të pijshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Publikuar

-

Nga

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime.

Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po ashtu edhe të mërkurë dhe të enjte, pritet një mot i kthjellët me reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Nga fundi i javës do të rikthehen sërish reshjet e dëborës në zonat malore.

Postimi i plotë:

Java nis nesër me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

LEXO EDHE:  Vala e protestave përfshin dhe Durrësin/ Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

LEXO EDHE:  Vala e protestave përfshin dhe Durrësin/ Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parshikohet të sjelli prurje të larta në lumenjt kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

LEXO EDHE:  Jankullovska: Protesta, sulm vandal ndaj Policisë

LEXO EDHE:  Ulërima në mes të natës/Ç'po ndodh në Tiranë?! (Video)

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek,  e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Publikuar

-

Nga

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në media disa foto që tregonin sëmtimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës, sipasojë e punimeve të kryera aty pranë.

Por sipas myftiut të Tiranës, xhamia është drejt përfundimit të procesit të restaurimit të saj duke përfshirë të gjitha pjesët përbërese të saj.

Ai hedh poshtë lajmin se minarja e xhamisë është dëmtuar dhe se shumë shpejt ajo do u kthehet besimtarëve për të kryer adhurimet e tyre aty.

Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet. Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj. Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit” / shkruan ai në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE