Connect with Us

Ankand për Pëllumbin, ja skuadra tjetër që interesohet dhe i ofron më shumë klubit korçar

Sport

Ankand për Pëllumbin, ja skuadra tjetër që interesohet dhe i ofron më shumë klubit korçar

Publikuar

-

Tashmë është një fakt. Skënderbeu është padyshim ekipi shqiptar që di të bëjë më së miri marketing dhe kjo po tregohet sezon pas sezoni. Korçarët janë duke shitur futbollistë të ndryshëm për shifra mjaft të larta krahasuar me nivelin e kampionatit tonë. Dy lojtarët e radhës që do të shiten nga klubi bardhekuq janë Agon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi. I pari i afruar si lojtar i lire te bardhekuqte nga Vllazrimi i Maqedonisë para 1 viti, dhe me paraqitjet e tij bindi portugezët e Boavistës të paguajnë afërsisht 500 mijë euro për shërbimet e tij.

Elezi arriti te aktivizohet ne 22 ndeshje dhe te ishte një pike kyçe ne formacionin e Ilir Dajes, sidomos ne pjesen e dyte te sezonit. Forma e tij e mirë sportive e treguar gjatë këtij sezoni solli edhe transferimin e tij të bujshëm në një kampionat mjaft të rëndësishëm si ai portugez.

Futbollisti i radhës që do të mbushë arkat e klubit bardhekuq është Jorgo Pëllumbi. Mbrojtësi polivalent ka luajtur gjithë sezonin si titullar dhe ka bërë paraqitje të mira, duke zgjuar gjithashtu interesim nga shumë klube europiane. Momentalisht ka një akord në parim me ekipin e Shturm Gracit në Austri ku aktivizohet edhe Bekim Balaj. Madje është prerë edhe bileta e avionit e Pëllumbit për në Austri, por ekziston një mundësi që të ndryshojë destinacioni i tij në momentet e fundit.

Pikërisht në fazën e finalizimit të marrëveshjes dhe kur pritej vetëm vizita mjekësore e firma mbi kontratë, duket se një klub i ri ka hyrë fuqishëm në lojë për Jorgo Pëllumbin. Bëhet fjalë për kroatët e Rijekës, të cilët e kanë ngritur pazarin për Pëllumbin gjatë orëve të fundit. Oferta e tyre është e ngjashme me atë të Shturmit, por ajo që po tundon momentalisht drejtuesit e Skënderbeut është përqindja e kartonit. Mësohet se Rijeka i lejon Skënderbeut të mbajë më shumë përqindje të kartonit sesa i lejon Shturmi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ City fiton bindshëm, Reali thyen Atalantën në fund

Publikuar

-

Nga

Manchester City mposhtur 2-0 Borussia Monchengladbach, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Citizens arritën që të kalojnë në epërsi pas golit të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 29-të.

Gabriel Jesus 65’ shënoi golin e dyte për t’i dhënë kështu epilogun përfundimtar ndeshjes. Edhe pse nuk u shënuan shumë gola në këtë ndeshje pamë edhe rikthimin e Sergio Agueros, i cili do t’i shtojë më shumë fuqi sulmit të Cityt. Më 16 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Etihad Stadium me fillim nga ora 21:00.

Ndërkaq, Real Madrid ka mbyllur me fitore minimale, 1-0, ndeshjen ndaj Atalantës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Edhe pse gjatë gjithë kohës klubi nga Italia po mbrohej për shkak se po luanin me 10 lojtarë, kjo nuk i pengoi aspak Madrilienët që të shënojnë një gol. Goli erdhi në minutat e fundit të ndeshjes nga mbrojtësi anësor, Ferland Mendy.

LEXO TE PLOTE

Sport

Cungu: Vllaznia do bëjë kthesë, ja dy rivalët për titull

Publikuar

-

Nga

Armando Cungu drejton Kombëtaren U-19, por ndër të tjera në një prononcimin që ka dhënë për mediat, mbi ekspriencën e re kuqezi, ka folur edhe për Superioren që e njeh mirë, duke qenë se ka drejtuar Kukësin, Laçin e Vllazninë.

Sipas Armando Cungut: “Vllaznia ka gabuar boll dhe do të bëj kthesën, Partizani e Laçi janë rivalët për titull”.

Cungu është ndalur edhe tek skuadra që si trajner ka provuar suksese e madje ka kaluar pjesë të rëndësishme të karrierës, Laçin. Ja çfarë thotë ai për ecurinë mjaft të mirë në javët e fundit të skuadrës bardhezi.

“Laçin e njoh mirë, e kam drjetuar në fillim të seoznit është më i fortë se vjet dhe është një rival potencial në betejën e titullit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ndihmësi i Rejas, Porrini: Të lumtur me Ismajlin, ka diçka për të përmirësuar

Publikuar

-

Nga

Transferimi i Ardian Ismajlit dhe fillimi i aktivizimit të tij të rregullt në radhët e Specias në Serinë A, ka qënë një lajm i mire për futbollistin e padyshim edhe për përfaqësuesen shqiptare, pasi tanimë mbrojtësi po përballet me rregullsi me disa nga sulmuesit më të mirë në botë e kjo e ndihmon të bëjë një hap të rëndësishëm para në karrierën e tij. Këtë e ka pranuar edhe Serxhio Porrini, krahu i djathtë i Edi Rejas në pankinën e përfaqësueses shqiptare.

Në një intervistë për mediat italiane, ai është pyetur rreth aktivizimit të Ismajlit dhe sigurisht që kishte fjalë pozitive për mbrojtjen kuqezi, vlerat e të cilit ka nxjerrë në pah. Por njëkohësisht, ai ka treguar edhe në cilin aspekt lojtari duhet të bëjë përmirësime.

“Jemi gjithmonë në kërkim të premtimeve për të ardhmen që mund të na rritin me kombëtaren shqiptare. Kam patur mundësinë ta stërvis dhe ta shoh nga afër, ka forcë fizike dhe shpërthim, është i fortë në mbulimin një kundër një dhe në paraprirjen e kundërshtarit, është i vëmendshëm. Duhet të përmirësohet pak në ndërtimin e lojës, por jemi shumë të lumtur me të. Do të rritet me një trajner si Italiano”, tha Porrini.

LEXO TE PLOTE