LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 71-vjeçarit në Fushë Prezë/ Zbadhen detaje, flet shoku i ngushtë i Abdullah Budllës

4 Gusht 2020, 09:42, Kronika CNA
Vrasja e 71-vjeçarit në Fushë Prezë/ Zbadhen detaje, flet

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla ditën e djeshme në Fushë-Prezë.

Dyshimet janë se mund të ketë qenë një ngatërrim shënjestre pasi në vendin ku ndodhej 71-vjeçarin ndodheshin dhe persona të tjerë.
Ndërkohë që nga marrja në pyetje as viktima dhe as fëmijët e tij nuk figuron të kenë pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 71-vjeçarit.

Shoku i Abdullah Budllës thotë se fëmijët e viktimës punojnë jashtë shtetit.
Ai është shprehur se Budllën e kishte mik prej kohësh dhe nuk kishte marrë vesh asnjë të dhënë se 71-vjeçari mund të kishte ndonjë konflikt.

?Fëmijët i punojnë jashtë shtetit. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt si familje. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë,?shprehet ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga