LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi italian/ Njerëzit mund ta transmetojnë Covid-19 te macet dhe qentë

4 Gusht 2020, 09:10, Lifestyle CNA
Studimi italian/ Njerëzit mund ta transmetojnë Covid-19 te macet dhe

Një studim i shkencëtarëve italianë ka zbuluar se njerëzit mund të transmetojnë koronavirus te macet dhe qentë.

Studimi testoi 540 qen dhe 277 mace që jetonin në familje në veri të Italisë, veçanërisht në Lombardi, ku dikush ishte infektuar nga virusi ose në zonat ku kishte shumë raste.

Sipas mediave të huaja, tek qentë u gjetën 3,4% anti-trupa ndërsa tek macet 3,9%, por ende nuk ka një shpjegim shkencor lidhur me zbulimin.

Testet ishin negative në të gjitha kafshët, pasi periudha e virusit përfundoi pas dy javësh.  Thomas Mettenleiter, drejtuesi i Institutit Federal të Kërkimeve Gjermane për Shëndetin e Kafshëve (FLI), thotë se rezultatet tregojnë se virusi përhapet midis njerëzve dhe kafshëve.
Shumica e kafshëve në studim erdhën nga familjet e prekura nga koronavirusi, duke treguar që infeksioni në përgjithësi transmetohet nga njerëzit te kafshët, tha Mettenleiter.

Sipas Mettenleiter, njerëzit të cilët janë të infektuar me virus, duhet të kufizojnë kontaktin e tyre me kafshët shtëpiake, megjithëse nuk ka indikacione deri më tani që kafshët mund të vdesin nga koronavirusi./CNA.al

Lajmet e fundit nga