Connect with Us

SPAK po heton pasurinë e një ish-trafikanti, jo të gazetarëve

Politikë

SPAK po heton pasurinë e një ish-trafikanti, jo të gazetarëve

Publikuar

-

SPAK po heton pasurinë e një trafikanti, jo të gazetarëve

Dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet një njoftimi theksoi se kishte kryer hetimet dhe kishte marrë vendimin e GJKKO në lidhje me një ish-trafikant droge, të dënuar në Turqi, dhe më pas arrestuar në vitin 2015 për çështje droge në Itali.

Ky ishte shtetasi Xhemail Pasmaçiu, i identifikuar nga gjurmët e gishtave se ishte personi i njëjtë me pronarin e telvizionit Ora News Ylli Ndroqi.

Menjëherë shpërthyen reagimet, qëndrimet, duke e cilësuar si sulm politik, e të tjera si këto.

Gazetarët e Zotit Ndroqi në fakt tentuan të bënin avokatinë e eprorit të tyre, por në krah ju dolën jo pak eksponentë, kryesisht të opozitës, të cilët me gjysëm zëri thonin se kishin hallin e gazetarëve dhe jo të pronarëve.

Por, e vërteta është se SPAK nuk ka kërkuar të hetojë gazetarët dhe as të arrestojë gazetarët. Nuk po ndalon, as shoqëron gazetarë, dhe as nuk po heton pasuritë e tyre.

SPAK po heton pasurinë e një ish-trafikanti droge, i cili është pronar mediash.

LEXO EDHE:  “Pse gënjeu për komisionerët e vdekur”/ Vasili ngre 5 pyetje për SPAK

Pra, loja duke viktimizuar gazetarët dhe shmangur Ylli Ndroqin, është thjeshtë dhe vetëm një skemë e fëlliqur, e cila kërkon të mbrojë trafikantin dhe të nxjerrë gazetarët viktima.

Në fakt SPAK po heton pasurinë e trafikantit dhe jo të gazetarëve. Prandaj përqëndrimi duhet të jetë tek fakti se kemi të bëjmë me një ish-trafikant droge, pronar mediash.

Gazetarët që punojnë aty, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera me mbyllje mediash, do ta gjejnë punën. Do ta gjejnë hapësirën sepse shumë prej tyre janë njerëz të zotë, me integritet dhe profesionalizëm që nuk kanë nevojë ti mbajë as një ish-trafikant droge, apo dikush tjetër, që pretendon se është opozita e vërtetë apo fjala e lirë, përballë pretendimit të tyre se po sulmohen nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./ CNA.al

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me forcimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ngjela deklaron se në Tiranë dhe Prishtinë disa persona të paguar janë acaruar dhe po reagojnë në mënyrë qesharale madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar.

“Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi. Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka vdekur.

Në Tiranë, e sidomis në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar. Kurse sot, shqiptarizmi po progredon përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi. Pavarësia e Kosovës dhe frika e presidentit të Serbisë Vuçiç, është shenja e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Avokati pretendon se të paguarit nga Beogradi dhe Athina ishin gjithë shpresë për antishqiptarizëm kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA, ndërsa pretendon se nuk dinin të arsyetonin fare politikisht për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës.



Ai deklaron se pasi Trump nuk po i mbështeste, ata filluan me pasion të godisnin historinë e Shqipërisë, pa qenë historianë.

“Këta të paguar, që nuk dihet nga iu vjen mllefi antishqiptar, në fakt, si shumicë vijnë nga pakicat etnike, por edhe me prejardhje turke nga Orienti. Në të vërtetë, këta janë të paguar në forma të ndyshme, dhe me mediokritetin e tyre antihistorik, ngrenë së pari tezën që shqiptarët nuk janë autoktonë, dhe nxjerrin në pah falsitetet e një historiografia të marrë serbe. Por, për të qeshur është fakti që, me vete, të paguarit thonë: “njëlloj si ne, edhe shqiptarët, janë të ardhur këtu”; domethënë, njëlloj si këta të paguarit që vijnë nga pakicat etnike ose turqit e mbetur këtu si prejardhje kolonësh disa-qindra-vjeçarë. E kuptoni se me çfarë lloj individësh kemi të bëjmë?!

LEXO EDHE:  Balla i kundërpërgjigjet Bashës/ Nuk bën dot punën e kryetarit të PD

LEXO EDHE:  Gara për drejtimin e SPAK/ Kondilli: Detyra jonë të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve

Por, po këta, pastaj i vërsulën origjinës së Skënderbeut, dhe na e bëjnë atë me origjinë serbe, kur Gjergj Kastrioti është nga një fis shqiptar solid shekullor, dhe për më tepër, luftën e tij antiosmane, e ka bërë vetëm me shqiptarë e jo me serbë. Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre.

E ç’rëndësi ka e vërteta për të paguarit! Dihet, ata nuk flasin për historinë, por për nga mllefi antishqiptar që kanë, dhe, edhe nga paraja që iu paguhet. Shikojeni me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia”, vijon ai.

Më tej, Ngjela shkruan se: “Tani koha ka ndryshuar: janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia. Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen. Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Po kot mërziten, se, të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  Habit, prokurori, s’di sa ka pagën/ Fsheh të ardhurat dhe gjen një justifikim epik

LEXO EDHE:  “Liria e medias, shtyllë e demokracisë”/ OSBE thirrje shteteve: Lërini gazetarët të punojnë të lirë, pa frikë e favorizime

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  “Liria e medias, shtyllë e demokracisë”/ OSBE thirrje shteteve: Lërini gazetarët të punojnë të lirë, pa frikë e favorizime

LEXO EDHE:  Trafikant droge, pronar medie/ AMA “kyç” gojën, asnjë hap për licencën e Ylli Ndroqit

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE