Connect with Us

Shpallet në kërkim babai i deputetit të opozitës/ Për çfarë akuzohet

Kronika

Shpallet në kërkim babai i deputetit të opozitës/ Për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Rifillon Kuvendi/ Nesër sesioni i ri, i fundit parlamentar para zgjedhjeve të 2021

Policia e Beratit njoftoi sot se ka shpallur në kërkim shtetasin S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administratori i një subjekti, për shkak se ka dëmtuar habitatin në Malin e Tomorrit duket ngarkuar mjete me gurë dekorativ.

Mësohet se 61 vjeçari S.Q, është shtetasi Selim Qama, i cili është babai i deputetit Klajdi Qama, i cili hyri në Kuvend nga listat e LSI.
Shpallja në kërkim e këtij Selim Qamës u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, kanë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Bashkë me shpalljen në kërkim të babait të deputetit, policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë, që dyshohet se materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.
Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Bëj kujdes, se çfarë kërkon!

LEXO EDHE:  Mustafa takon bizneset: Do lehtësojmë barrierat ligjore

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE