LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas sherri në familje/ I riu dhunon xhaxhain dhe kushëririn

4 Gusht 2020, 09:27, Kronika CNA
Plas sherri në familje/ I riu dhunon xhaxhain dhe kushëririn

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç./CNA.al

Lajmet e fundit nga