LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbysje e çmendur e Veleçikut, Maliqi nuk reziston dot edhe... 7 minuta

4 Gusht 2020, 17:16, Sport CNA
Përmbysje e çmendur e Veleçikut, Maliqi nuk reziston dot

Veleçiku ia del të triumfojë ndaj Maliqit dhe do të jetë ajo skuadra që do të luajë në Katgeroinë e Parë për sezonin tjetër.

Në ?Nexhip Cungu? u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda. Pjesa  e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse skuadrat kishin disa raste për shënim. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë emocionuese.

Maliqi kaloi i pari në avantazh me anë të Muçollarit në minutën e 63?, i cili shënoi një perlë nga jashtë zone. Megjithatë kur të gjithë mendonin se Maliqi do të bënte ëndrrën realitet për të qenë në Kategorinë e Parë, erdhi edhe përmbysja e çmendur.

Veleçiku barazoi shifrat në minutën e 89? me anë të Shekajt, ndërsa Zaraj në minutën e 95? bëri përmbysjen e çmendur për koplikasit, duke bërë që të jenë edhe për sezonin tjetër në Kategorinë e Parë.

Lajmet e fundit nga