LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballimi i Covid në vjeshtë-dimër/ Manastiriu: Ka filluar përgatitja në disa drejtime

4 Gusht 2020, 10:08, Lifestyle CNA
Përballimi i Covid në vjeshtë-dimër/ Manastiriu: Ka filluar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një mesazh drejtuar qytetarëve tha se ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Ndërkohë që u ka drejtuar një apel qytetarëve për t?u përshtatur me normalitetin e ri duke respektuar rregullat.

?Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t?u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t?u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t?ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot?, apeloi ministrja Manastirliu.

Manastirliu ka theksuar se puna për përballimin e epidemisë po vijon dhe nuk është ndalur për asnjë moment prej më shumë se 140 ditësh me të gjitha kapacitetet e sistemin shëndetësor, nga epidemiologët në terren deri tek mjekët dhe infermierët që po përballen në vijën e parë me COVID29.

?Puna jonë nuk po ndalet në asnjë moment. Jemi në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Një punë e madhe po bëhët në terren nga epidemiologët për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Stafi i Urgjencës Kombëtare është 24 orë të ditës i dedikuar për të pritur thirrje dhe për të çuar misionet e shpëtimit nëpërmjet numrit 127. Dhe është në terren për të adresuar çdo urgjencës me kohë dhe me cilësi. Një betejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhe në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dhe infermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjes gjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur nga Covid19?, tha Manastirliu. Në mesazhin e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se është gati plani për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid19. ?Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid19?, – tha Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga