LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Avdullah Hotit, infektohet me Covid-19 dhe zëvendëskryeministri i Kosovës

4 Gusht 2020, 12:33, Kosova & Bota CNA
Pas Avdullah Hotit, infektohet me Covid-19 dhe zëvendëskryeministri i

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Selmanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkuar se ka rezultuar pozitiv në testin që i është nënshtruar dhe se është asimptomatik.

Ndër të tjera ai është shprehur se është izoluar dhe se do të qëndrojë dy javë në karantinë.

?Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia,? shkruan Selmanaj.

Kujtojmë që dy ditë më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv për koronavirus./CNA.al

Lajmet e fundit nga