LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamje apokaliptike në Bejrut/ Ushtria del në rrugë. Guvernatori: Ishte si një bombë bërthamore

4 Gusht 2020, 17:01, Kosova & Bota CNA
Pamje apokaliptike në Bejrut/ Ushtria del në rrugë. Guvernatori:

Shpërthimi i fuqishëm në portin e kryeqytetit të Libanit është thuajse i ngjashëm me atë të një bombe bërthamore. Guvernatori i vendit ka dalë me lot në sy, duke thënë se pamjet janë të ngjashme me ato të Nagasakit, ndwrsa aktulaisht kryeqyteti është në kaos, pasi do të duhen orë të tëra për të  nxjerrë bliancin e shifrave.

Momenti i dy shpërthimeve të njëpasnjëshme, është filmuar në kamera, ndërsa autoritetet kanë dalë me versionin se ka qënë një aksident industrial, aty ku ndodhej deri para disa orësh një fabrikë fishekzjarresh, tashmë e shkatërruar totalisht.

Ushtria e vendit ka dalë në rrugë për të menaxhuar situatën. Flitet për shumë të plagosur, por nuk përjashtohen as viktimat duke pasur parasysh shpërthimin e fuqishëm që ka dëmtuar rëndë edhe shumë ndërtesa përreth. CNA.al

Rrugët e Bejrutit lindor u bllokuan ndërsa makinat u përpoqën të iknin nga ajo zonë dhe këmbësorët u derdhën në trotuare. Motoçiklistët kapën të plagosurit për t?i çuar në spitale. Një burrë, duke ecur kundër valës së furishme të njerëzve, bërtiti që të gjitha rrugët ishin të bllokuara.

Video-Pamje tronditëse/ Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, raportohet për dhjetëra të plagosur

Lajmet e fundit nga