LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi mund të bëhen trajnerë të Skënderbeut

4 Gusht 2020, 20:28, Sport CNA
Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi mund të bëhen trajnerë të

Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi kandidatë të mundshëm për të drejtuar korçarët sezonin e ardhshëm. Si Shkëmbi, ashtu edhe Shehi, e njohin mjaft mirë ambientin te Skënderbeu dhe mbi të gjitha filozofinë e punës së presidentit Takaj.

Kjo e bën më të thjeshtë përshtatjen me ekipin për të nisur punën.

Gjithsesi, pavarësisht emrave që janë gati në listën e punës së presidentit Takaj, numri 1 i klubit bardhekuq nuk kërkon të nxitohet për të mbyllur çështjen e trajnerit.

Takaj po pret mesin e muajit gusht, nëse do të sjellë ndonjë të re nga Gjykata Federale e Zvicrës, për të vazhduar më pas me ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.

Lajmet e fundit nga