LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në Thumanë, gati ndërtimi i shtëpive/ Elvis Naçi: Amaneti i donatorëve do të shkojë në vend

4 Gusht 2020, 19:26, Sociale CNA
Në Thumanë, gati ndërtimi i shtëpive/ Elvis Naçi:

Elvis Naçi njofton përmes një statusi në rrjetet sociale se me fondet e mbledhur a nga Fondacioni që ai drejton, po vijon puna për rregullimin e hapësirës urbane, që do pasojë ndërtimin  e banesave në Thumanë.

Sipas ndarjes që u bë nga qeveria me zonat përkatëse, Naçi u përzgjodh të ndërtojë një lagje në Thumanë, aty ku tërmeti i 26 nëntorit, jo vetëm shkatërroi godina, por nuk kurseu as jetë.

Naçi siguron se të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë në destinacion.

?Vazhdojnë punimet me intensitet të lartë për të ngritur nivelin dhe shtruar mijëra e mijëra metra bazament për t?i hapur rrugën ndërtimit të shtëpive individuale, të cilat do të ndërtohen nga vetë Fondacioni Firdeus . Do të jetë lagjia më e madhe dhe më moderne e shtëpive indivudale, me një infrastrukturë dhe ndërtim modern. Asnjë euro e vetme nuk preket nga buxheti i mbledhur për tërmetin derisa të na ndizet drita jeshile e fillimit të punimeve. Amaneti i donatorëve do të shkojë në vend, do të mbetet kjo lagje, një kujtim i bukur brez pas brezi si zemergjerësi e shqiptarëve. Po presim me padurim të fillojmë punimet dhe të gjithe bashkë të shikojme banorët e dëmtuar nga tërmeti, pikërisht në zemrën ku tërmeti mori më shumë jetë njerëzish dhe na lëndoi shpirtin, të hyjnë në banesat e reja për t?u kthyer pas buzëqeshjen. Thumana simboli i durimit dhe sakrificës, i bujarisë dhe shpirtmadhësisë do të ndriçojë në memorien tonë si modeli që shqiptari nuk e harron shqiptarin, nuk e dëmton shqiptarin, por përkundrazi i zgjat dorën kur është i rrëzuar, e ndihmon vëllain e tij në ditët e vështira. Nëse do të nisja të falënderoja trevat tona, shtetet ku janë shqiptarët, motrat dhe vëllezërit e mi, nuk do të ishte e mundur në nje status, ndaj me lejoni t?ju them me shpirt, jeni më të miret, jeni ata që na besuat këtë mision kaq të madh, të cilin nuk e tret dheu. Me Zotin para do t?ia dalim! Zoti ju begatoftë!?, shkruan Naçi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga