Connect with Us

I goditën me thikë dhe i vodhën paratë/ Shpallen në kërkim të rinjtë që grabitën sirianët në Korçë

Kronika

I goditën me thikë dhe i vodhën paratë/ Shpallen në kërkim të rinjtë që grabitën sirianët në Korçë

Publikuar

-

Aksident në Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin që po zbriste nga furgoni

Një 20 vjeçar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë grabitur dhe plagosur 4 të huaj në Korçë.

Në bashkëpunim me dy të tjerë morën shtetasit e huaj nga Maroku dhe Siria në makinë, ku i goditën me thikë dhe i morën paratë.
Për pasojë, një prej marokenëve ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje që të identifikojë vendndodhjen e të riut me bashkëpunëtorët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Falsifikonin testet e Covid dhe garancitë për në Gjermani/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

LEXO EDHE:  Goditet transporti i paligjshëm në Korçë/ Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  “Rama s’ ka ndërmend të zbatojë planin tonë”/ Basha ngre tonet: Ua jep lekët me lopata inceneratorëve

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina iu bë copë teksa shkonte në punë/ Kush është infermieri që humbi jetën në aksidentin në Fier

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku ka humbur jetën tragjikisht 30-vjeçari Klement Basha.

Mësohet se Basha ishte infermier në spitalin e Fierit, ku po shkonte mëngjesin e sotëm me mjetin e tij. 30 vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz”.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me kamionin/ Humb jetën drejtuesi i “Benz-it” në Fier

Publikuar

-

Nga

Makina humb kontrollin në Rrugën e Kombit/ Tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Portëz” në Fier.

Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion e për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi 30 vjeçr i “Benz-it”.

“Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE