Connect with Us

Foto- Skandali/E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!

Politikë

Foto- Skandali/E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!

Publikuar

-

Foto- Skandali/E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se i ka pasur me “bereqet” vitet e tij në opozitë, për veten dhe familjarët.

Gjatë kohës që Luli është kryetar i opozitës, vjehrri i tij mori 16 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë, për një pallat të ndërtuar në rërën e bregdetit Jon në Vlorë. Edhe pse shumë shqiptarë enden gjyqeve për probleme me pronat, vjehrri i Lulit ishte me fat të madh.

            Pallati i shembur në Vlorë

Por, edhe për kunatin e Bashës, nuk kanë qënë keq vitet e qeverisjes së Rilindjes. Ndërkohë që vetë Basha del në ekrane “ulëret dhe bërtet” se biznesi po falimenton, në fakt bizneset e kunatit të tij vetëm sa shtojnë xhirot. (Lexo këtu).

Por, ka edhe një tjetër detaj. Gjatë këtyre viteve Bashës i është “shtuar oreksi” për vilat, e ndërtuara nga të ashtuquajturit oligarkë, të cilët herë i sulmon, e herë “iu shkel syrin”, gjithçka në varësi të interesit të tij personal.

Pak muaj më parë CNA.al raportoi se Lulzim Basha kishte marrë një vilë në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha, por që tashmë ia ka “harruar emrin”.

 

Në tetor të vitit që lamë pas Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Lulzim Basha e justifikoi zhvendosjen në kompleksin e vilave “Long Hill”, duke thënë se apartamenti i tij kishte pësuar dëmtime nga tërmeti i shtatorit, por në fakt asnjë dëmtim nuk është raportuar në lidhje me apartamentin në fjalë në Bashkinë e Tiranës.

Po bëhet gati një vit që kur Basha është zhvendosur tek kompleksi i “oligarkut” Agron Papuli, pallatin e ka braktisur dhe vijon të “zhgrryhet” në vilat luksoze.

Por, vila në Long Hill është e dyta për Lulzim Bashën pas asaj në Qerret ku shpesh darkon në konfidencë me eksponentë të lartë të politikës.

Ndërkohë një ditë më parë, CNA.al raportoi se Lulzim Basha është afruar të vilat e një tjetër oligarku, të cilit Luli ka frikë t’i përmendë as emrin. Bëhet fjalë për resortin luksoz “Valamar” të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, vend ku kohët e fundit është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Basha: Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën e as për mua

Vilat në “Valamar” ndërtuar nga Samir Mane janë pjesë e një resorti luksoz, ku si në rastin e “Long Hill”, Lulzim Basha është përpjekur t’i fshehë dhe mos deklarojë asgjë.

Basha është parë shpesh në një nga vilat e këtij resorti luksoz, por si gjithmonë pritet që ai të justifikohet, duke tentuar t’iu hedhë hi syve shqiptarëve.

Për më tepër, vilat në “Valamar” të oligarkut Samir Mane, Luli i ka rrethuar me kamera.

Afër ka marrë edhe bashkëpunëtoren e ngushtë të lunatit, Odeta Male. Treshja Aurela, Erjon dhe Odeta duken të pandarë në rezidencën luksoze Valamar, ndërtuar nga Samir Mane, të cilit Luli ka frikë t’i përmendë emrin.

Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas
Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas

Por tashmë shqiptarët e kanë kuptuar raportin e Bashës me oligarkët. I sulmon ditën dhe “fle” me ta natën dhe faktet flasin vetë.

Tek oligarku Agron Papuli, mori vilën në Long Hill.

Tek oligarku Kastrati, që Luli e sulmonte dhe betohej e stërbetohej se nuk do lejonte traun në Rrugën e Kombit, mori zyrat për bizneset e kunatit.

Tek oligarku Samir Manë, që nuk ia përmend as emrin, vilat e bregdedit.

Lulzim Basha është kllouni publik i oligarkëve. Ose ata janë oligarkë e Luli i ka kundërshtarë ose janë biznesmenë e Luli është palaço. Rrugë tjetër nuk ka.

Më poshtë CNA.al po sjell një foto të një prej vilave të resortit luksoz “Valamar” të ndërtuar nga Samir Mane dhe kemi një pyetje publike për Lulzim Bashën.

E kujt është kjo vilë zoti Basha? Këtë përgjigje duhet t’ua japësh shqiptarëve./ CNA.al

Ekskluzive/ Basha merr vilë pranë Ilir Metës në gjirin e Lalzit

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Pyetje publike Lulzim Bashës/ Në pronësi të kujt janë këto dy vilat tek rezidenca e Agron Papulit?

Vilat e Lulzim Bashës në kompleksin e Papulit/ “Fiks Fare” sjell fakte të reja për denoncimin e bërë nga CNA.al

Skandali/ Vërtetohet me fakte, Lulzim Basha e përdor PD-në për gjoba ndaj biznesit dhe interesat e tij korruptive

Akuzat për dy vilat e Papulit/ Basha flet për herë të parë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i mjekëve për protesta/ Basha i paraprin lëvizjes së Ramës

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Basha: Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë për Ramën e as për mua

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  “PD të shohë veten”/ Balla: Basha ka humbur vota nga LSI

LEXO EDHE:  Tani mund të flini në krevatin e Pamela Anderson për vetëm 40 mijë dollarë në muaj

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE