Connect with Us

Flitet për largim, Gatuzo ndan mendjen për Elseid Hysajn

Seria A

Flitet për largim, Gatuzo ndan mendjen për Elseid Hysajn

Publikuar

-

Afrimi i Xhenaro Gatuzos në stolin e Napolit rezultoi goditja më e rëndësishme e presidentit De Laurentis. Ish trajneri i Milan arriti brenda një periudhe të shkurtër të bashkonte sërish grupin duke konkretizuar punën e bërë me fitimin e Kupës së Italisë, një trofe jetik që i dhuroi mbi të gjitha një biletë për në Europë.

Napoli mbetet ende në valle edhe në Ligën e Kampioneve ku duhet të luaj me Barcelonën ndeshjen e kthimit, por në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit po punojnë edhe për të ardhmen.

Si me magji, Gatuzo arriti të ringjall edhe kapitenin e kombëtares tonë, Elseid Hysaj. Anësori kuqezi rifitoj statusin e titullarit me Gatuzon në stol dhe nga një i larguar i sigurt palët prej kohësh po negociojnë rinovimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, trajneri i Napolit i ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën me Hysaj, nëse do ishte vetëm në dorën e tij, Hysaj tashmë do kishte firmosur kontratën e re.

Ish lojtari i Empoli ishte i destinuar të largohej por në javët e fundit palët u afruan sërish çka mund të sjell dhe zgjatjen e kontratës. Në çdo rast kjo mbetet një çështje që mund të ndryshoj sërish në varësi të ofertave që mund të vijnë në drejtim të Hysaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Shkëndija bën me zemër Tottenhamin, por kualifikohen londinezët

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht paraqitjes së mirë, Shkëndija është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Evropës.

Tottenham Hotspur ka marre nje fitore 1-3 në udhëtimin në Maqedoninë Veriore, kundër Shkëndijes.

Londinezët kaluan në epërsi qysh pas minutës së pestë, kur golin e gjeti argjentinasi Erik Lamela.



Shqiptarët e Maqedonisë Veriore u kundërpërgjigjën me golin e Nafiut, në minutën e 55’, por ky gol doli të ishte i pamjaftueshëm në fund.

Tottenham gjeti golin edhe dy herë të tjera, me Heung-Min Son, në minutat 70’ dhe Harry Kane në minutën 79’.

Me këtë fitore, Spurs shkojnë në raundin e ‘Play Off’. Shkëndija i jep këtu fund aventurës evropiane.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Drithëruese/ Vajza zgjohet nga koma kur dëgjon zërin e Totit

Publikuar

-

Nga

Ilenia Matili tifoze e Romës luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar.

 

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Toti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.



Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme, talenti shqiptar transferohet zyrtarisht te Interi

Publikuar

-

Nga

Talenti shqiptar Kristian Dervishi është zyrtarisht pjesë e Interit. 17-vjeçari i cili në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Atalantës, i është bashkuar klubit të madh italian duke firmosur kontratë 3-vjeçare.

Dervishi nga nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit Kivu, me ekipin e 18-vjeçarëve. Formula e transferimit të 17-vjeçarit te Interi është huazim me të drejtë blerje. Roli i tij është sulmues krahu, teksa vlen të theksohet se Dervishi është pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.



 

LEXO TE PLOTE