Connect with Us

Abuzoi seksualisht me një të mitur/ Arrestohet 20 vjeçari në Durrës

Kronika

Abuzoi seksualisht me një të mitur/ Arrestohet 20 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Përdhunimi i të miturës/ Zbulohen detaje shokuese, u mbajt me forcë për dy muaj

Policia e Durërsit ka arrestuar një 20 vjeçar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Policia e Durrësit vuri në pranga 20 vjeçarin me iniciale N. B., pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë me një vajzë të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarr i madh te pazari në Shkodër/ Digjen katër baraka

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh te pazari në Shkodër/ Digjen katër baraka

Disa baraka të komunitetit rom në Shkodër janë përfshirë nga flakët e zjarrit.

Mësohet se deri tani janë djegur katër baraka të cilat ndodhen tek pazari. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetem dëme materiale.



Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit ndërsa zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja që tronditi Tiranën/ Prangoset autori, sekuestrohet arma e krimit

Publikuar

-

Nga

Vrasja që tronditi Tiranën/ Prangoset autori, sekuestrohet arma e krimit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares Jetmira Hasani, një ditë më parë në Kamzë, Tiranë.

Sipas uniformave blu, Agron Tanushi 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.

Gjithashtu, mësohet se është sekuestruar edhe arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.



Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.

LEXO EDHE:  Pasojat nga tërmeti/ Meta: Është koha për të qenë të vëmendshëm

LEXO EDHE:  Durrës/ Djali i dehur dhunon nënën  

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Flet mjeku i Preng Gjinit/ Ja si është gjendja shëndetësorë e tij

Publikuar

-

Nga

Dritan Çela, shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës ka ndarë detaje lidhur me gjendja shëndetësore të  51 vjeçarit Preng Gjini, i cili mbeti i lënduar pas atentatit që iu bë ditën e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas mjekut gjendja shëndetësore tashmë është stabël pavarësisht dëmtimeve që ka në sy, fytyrë, qafë, bark, mushëkri dhe në gjendrat tiroide.



“Gjendja e pacientet që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. Të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plagët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje”, është shprehur mjeku Çela për mediat.

LEXO TE PLOTE