LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Kukësi nis me përforcimet, zyrtarizon ish-futbollistin e AEK-ut

3 Gusht 2020, 16:42, Sport CNA
ZYRTARE/ Kukësi nis me përforcimet, zyrtarizon ish-futbollistin e

Angelos Tafa është lojtari më i ri i Kukësit. Siç kishte paralajmëruar ?Panorama Sport? para pak ditësh, portieri 20-vjeçar me origjinë nga Elbasani, por i lindur dhe i rritur si futbollist në Greqi, ka rënë dakord me klubin verilindor dhe tashmë është një lojtar i kësaj skuadre.

Tafa është formuar si portier te akademia e AEK-ut, ku dhe ka luajtur deri një vit më parë me ekipin U-20 të këtij klubi.Në sezonin e fundit portieri ka qenë pjesë e Ionikos të Nikeas në Ligën e Dytë greke. Kësisoji, menjëherë pas largimit të Avdylit, Kukësi e zëvendëson me një portier të ri, që në vitet e kaluara është grumbulluar edhe nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë.

Njoftimi i klubit:

?Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit! Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Portieri i dalë nga akademia e AEK në Greqi, është një forcë më shumë për portën tonë.

Tafa ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbullar edhe nga Kristian Panuçi me ekipin e parë Kombëtar.

Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini. Mirësevjen Angelo.?

Lajmet e fundit nga