LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon zjarri në pyllin e Semanit/ Digjet një pjesë e kurorës së pishave

3 Gusht 2020, 07:46, Aktualitet CNA
Vijon zjarri në pyllin e Semanit/ Digjet një pjesë e kurorës

Vijon zjarri në pyllin e Semanit, i cili ka rënë që prej ditës së djeshme duke djegur pishat dhe shkurret e zonës.

Gjatë gjithë natës zjarrfikësit janë përpjekur që të shuajnë vatrat e zjarrit, por për shkak të terrenit të vështirë vënia nën kontroll e flakëve ka qenë shumë e vështirë.

Flakët janë favorizuar nga shkurret dhe era, duke bërë që të digjen edhe pjesë të kurorës së pishave në Pyllin e Semanit./CNA.al

Lajmet e fundit nga