Connect with Us

Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës

Politikë

Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës

Publikuar

-

Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës

Sot në mesditë, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndoqi i njohur ndyshe si Xhemail Pasmaçiu, arrestuar disa vite më parë në Turqi dhe akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Gjithashtu SPAK sot bëri të ditur se ishte arrestuar po ky shtetas në vitin 2015, por duke e lënë me pikpyetje dhe të paqartë çështjen.

I menjëhershëm ishte reagimi i bashkëpunëtorëve të Ylli Ndroqit i cili ashtu siç pritej, deklaruan se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj  ishte përgjegjësi për shoqërimin e tij në polici dhe sekuestrimin e pasurive.

Në fakt nuk ka asgjë të keqe që zotit Ndoqi ti sekuestrohet pasuria, t’i verifikohet nga e para tek e fundit sepse deri dje nuk e pranonte që ishte Xhemail Pasmaçiu, tani ka filluar ta pranojë por duke nxjerrë alibira se i ka shlyer detyrimet, pra e ka bërë burgun, nuk është ai që thonë dhe gjithçka po i bëhet për politikë.

E në rast se Erion Veliaj është ai që po e bën këtë stafi i CNA.al do bashkohet me Ylli Ndroqin, do të jemi atje, para Ora news duke protestuar për fjalën e lirë, për të drejtën e medias, por dikush duhet të thotë edhe njëherë boll!

Po duhet thënë boll sepse duke u fshehur pas gishtave të politikës dhe konflikteve , përpiqen të shpëtojnë fytyrën njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me median për të shpëtuar lëkurën nga bëmat dhe gjëmat e tyre, apo e përdorin për të vënë gjobë, ndërtime, tendera, etj si këto.

Loja Veliaj-Ndroqi

Nuk është Ylli Ndroqi i vetmi, apo  Xhemail Pasmaçiu siç quhet. Ka shumë të tjerë që akuzohen ditë e natë. Kështu është akuzuar Karlo Bolino, jo më pas ngelet Irfan Hysenbelliu apo Vjollca Hoxha e Top  Channel e cila së fundmi është kapur në ortakëri me pronarët e inceneratorëve , me një skandal që skema fillon tek kryeministri dhe përfundon tek ortakëria e Vjollcës me gruan e Ben Blushit dhe Klodianit të inceneratorëve tek Lori Kaffe.

Prandaj është koha për të thënën  disa të vërteta shumë hapur. Në rast se e ka bërë Erion Veliaj për tu hakmarrë ndaj Ylli Ndroqit , të gjithë duhet të jenë atje, në krah të Ylli Ndroqit, përfshirë dhe stafin e CNA.al.

E në rast se Ylli Ndroqi ka nxitur një debat me Erion Veliajn të cilin e ka patur një bashkëpunëtor dhe mbështetës e mik të ngushtë dikur dhe këtë tani e ka bërë që të fshihet pas gishtit, kjo do ishte dhe më e turpshme.

Prandaj, palët duhet të heshtin, mbështetësit e paguar të Ylli Ndroqit duken të mërzitur. Nuk kanë faj , janë gazetarë, staf, më rrogat mbajnë familjet. Ata nuk e dinë se ato para mund ti kenë ardhur nga trafiku i drogës, apo borxhet e marra nga Ylli Ndroqi apo mënyrat që ka përdorur ai për t’u pasuruar.

Por përtej tij, duket dhe një reagim shumë gjakftohtë i ish kryeministrit Berisha dhe i Partisë Demokratike që duket se nuk e kanë më merakun tek Ylli Ndroqi. Ata e dinë se kush është Ylli Ndroqi, në të vërtetë Xhemail Pasmaçiu por kanë hallin e gazetarëve dhe presionin policor.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

Po Rama?

Gjithsesi ajo që është për tu thënë është fakti i vetëm se Erion Veliajn të gjithë e dinë sa pushtet mund të ketë  dhe sërish zoti Ndroqi dhe të tjerë po përpiqen të fshihen pas gishtit, kanë frikë të përmendin emrin e kryeministrit, pra ata duan të thonë se gjithçka është një lojë politike e ardhur nga kryebashkiaku i Tiranës ashtu sikundër ka qenë dhe historia e mëparshme me televizionin Agon Channel, por askush as nga mbështetësit e zotit Ndroqi, as avokatë apo dikush tjetër nuk përmend kryeministrin Rama.

SPAK dhe Ambasada e SHBA

A mundet të ketë kaq pushtet vetë Erion Veliaj mbi SPAK sa ta bëjë këtë pa pasur mbështetjen e Edi Ramës ?!

A mundet SPAK të veprojë pa lejen e kryeministrit, siç thotë dhe vetë opozita, e cila e ka akuzuar këtë institucion si të kapur nga Rama, megjithëse e ka përshëndetur ngritjen e tij sa herë që del ambasda e SHBA-ve dhe e mbështete.

Po ky institucion , pra po kjo ambasadë a nuk është mbështetësja kryesore e SPAK e cila për cdo akt thotë se është një gur themeli dhe e ka mbështetur publikisht disa herë SPAK-un.

A mund të keqpërdoret SPAK i cili është në 24 orë në monitorimin e SHBA, për një shoqërim qesharak siç e quajnë të Ylli  Ndroqit, i cili gëzon një pasuri dhjetra million euro, por e gjitha jo e pajustifikuar pasi nuk dihet të ketë pasur ndonjë aktivitet të madh tregtar.

Prandaj loja Ndoqi-Veliaj duket që të jetë një alibi e njerëzve të zotit Pasmaçiu, apo ndoshta dhe kryebashkiakut i pëlqen që ta sulmojë në këtë formë sepse shitet në treg si i  gjithë  pushtetshmi, por pas SPAK qëndron vetëm ambasada e SHBA-ve apo kryeministri Rama siç pretendon opozita, lali luan lojën .

Lali dhe Ylli mesa duket janë aktorët ose të një teatri komik me regjizor kryeministrin.

Jemi tek fakti dhe hapi i parë, i luftës së vërtetë të udhëhequr nga ambasada e SHBA, nëpërmjet Reformës në Drejtësi dhe SPAK, ndaj personave të cilët kanë mundur të jenë të pushtetshëm në media dhe politikë. Që vijnë nga rrugë të dyshimta dhe SPAK, këtë herë e ka filluar me Ylli Ndroqin, por është po kjo ambasadë që mbështet këtë institucion  që më parë ka mbështetur dhe dekriminalizimin duke nxjerrë me dhjetra eksponentë të botës së krimit nga Parlamenti.

Prandaj ndoshta jemi përballë të vërtetës që ashtu siç dolën deputetë të inkriminuar nga Parlamenti të dalin edhe pronarët e inkriminuar nga mediat./CNA.al

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

Ylli Ndroqi në hetim nga SPAK/ Zbulohet pasuria e sekuestruar

SPAK: Ylli Ndroqi, trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu

Sherri me Veliajn si alibi e Ylli Ndroqit?!

Presidenti ynë, mik me trafikantin e drogës

Zotërinj të SPAK, po Ben Blushi dhe Mirel Mërtiri kur e kanë radhën?

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Policë me maska dhe kallashnikovë rrethojnë pasuritë e paligjshme të Ylli Ndroqit

Basha shet Ylli Ndroqin: Mbështesim çdo hetim, ndaj cilitdo, pa asnjë dallim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Publikuar

-

Nga

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Basha deklaron se të gjithë do të hasin vështirësi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa ngre akuzat se qeveria i ka braktisur.

“Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.

Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situatës.

I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH-së dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal”, shprehet ai.



Kreu i opozitës deklaron se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor.

“Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, akush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma të lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë.

Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej shkollave mungon uji dhe punonjësit sanitarë.

LEXO EDHE:  Kapet skafi me 700 kg drogë i nisur nga Shqipëria/ Pranga dy trafikantëve nga Vlora

LEXO EDHE:  Adriatik Llalla në listën e zezë/ Zbardhet kërkesa për SHBA-në

Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria. Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë ata të vetëm në përballimin e coronavirusit dhe krizës ekonomike. Sot janë të shumtë në numër prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë mjetet e nevojshme mësimore dhe higjenosanitare për fëmijët e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa më tej bën disa thirrje për qeverinë.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris thirrjen time për qeverinë:
– Të testojë mësuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.
– Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.
– Të rrisë numrin e mësuesve dhe t’i pajisë ata me maska dhe antibakterialë.
– Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta. Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.
– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara.
Koha nuk pret!”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E nxori bllof për rastin e familjes Cakoni/ Duma nuk i ndahet Ramës: Po shantazhon Manjolën

Publikuar

-

Nga

E nxori bllof për rastin e familjes Cakoni/ Duma nuk i ndahet Ramës: Po shantazhon Manjolën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin e familjes Cakoni.

Ndonëse kryeministri e nxori bllof për deklaratat e saj se qeveria nuk e ka ndihmuar, Duma vijon të përsërisë pretendimet e saj.

Sipas saj, Rama edhe sot ka tentuar të frikësojë dhe intimidojë Manjola Cakonin. Demokratja i kërkon Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim.

“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj”, shkruan Duma në rrjetet sociale, krahas një videomontazhi.



Kujtojmë se sot Rama publikoi një video përmes së cilës tregohet se çfarë është bërë për të ndihmuar familjen Cakoni, duke filluar nga apartamenti që i është dhuruar për të cilin kanë publikuar dokumente përkatëse, deri tek negociatat për punë me Manjolën.

LEXO EDHE:  Pazare, shtantazhe dhe gjoba nga mediat që i shërbejnë/ Morali pa moral i kryebashkiakut të Tiranës

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dokument, me të cilin pretendon se vërteton se kontrata e dhurimit të banesës është bërë katër ditë pas denoncimit të PD-së./ CNA.al

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Shqipëria është në një katastrofë epidemiologjike.

Shehu thekson se asnjë institucion zyrtar shtetëror shqiptar e as Komitetet që krijon Rilindja, nuk mund të fshehtë këtë realitet të hidhur.



“Xhevahiret” e atij komiteti me testimet nuk mund te fshehin gjendjen katastrofale epidemiologjke!
Ne nje llogari te thjeshte te bazuar edhe ne deklaratat qellimisht te “mjegullta” te atij Komiteti, pozitiviteti i testimeve sot eshte reth 35%.
Shifer kjo tejet alarmante qe flet per nje realitet epidemiologjik krejt jashte kontrollit e ekstremisht te rrezikshem.
Ne fakt per ta maskuar kete shifer ky Komitet me disa “akrobaci” me shtimin artificial te numrit te testimeve perpiqet ta ule ne reth 20%, qe perseri ngel shume e larte e flet per nje situate tejet te rende.
Por spekullimi nuk mund te fshihet.
Psh edhe ne shifren e sotme prej 877 testimeve ne dite ky Komitet vazhdon te mbledh te pa bashkueshmet, testimet ne baze te nje metodike gratis per popullesine qe jane nen 500, me ato qe individet bejne per aresye nga me te ndryshmet te privati kundrejt pageses e jashte metodikes, pra qe nuk mund te merren per baze per te tilla statistika.
Por meqe e verteta nuk mund te fshihet, dje ishte vete perfaqsuesja e atij Komiteti, qe ne nje interviste konfuze deklaron ne menyren absurde, se testimet te privati nuk jane e dhene per konfirmimin e infektimit te pacientit, kurse nga ana tjeter mund te bashkohen me ato nen metodike ne nje grup statistikor!
Edhe nje nxenes qe njeh sado pak statistikat nuk do ta pranonte kete, qofte edhe per te maskuar numrin shume te ulet te testimeve me pozitivitetin ekstremisht te larte te tyre, duke bere keshtu dy gabime trashanike kontradiktore:
— Testimet te privati absolutisht provojne njelloj si te publikut pozitivitetin ose jo te infeksionit te subjektit dhe duhen marre per baze per kete gje.
—Por keto duke u kryer per aresye te ndryshme, jashte testimit metodik qe eshte vecse gratis, nuk mund te sherbejne ne llogaritjen e konkluzioneve per te cilat eshte ndertuar testimi zyrtar, pra nuk mund te jene pjese e numrit te atyre testimeve qe ne vendin tone ngelin tejet te ulta, reth 500 ne dite e me nje pozitivitet te frikshem prej reth 35%.
Nqs ne Itali komunikohet per reth 100 mije teste ne dite, keto jane vetem cfare ben shteti gratis, si pjese e metodikes. Testimet konform pageses e jashte saj nuk perfshihen ketu./CNA.al

LEXO TE PLOTE