LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana godet sërish në merkato, merr lojtarin e kombëtares së Maqedonisë

3 Gusht 2020, 14:40, Sport CNA
Tirana godet sërish në merkato, merr lojtarin e kombëtares

Tashmë që sezoni 2019-2020 është mbyllur, te Tirana kanë filluar të mendojnë për lëvizjet që do të bëhen në skuadër. Pas dy afrimeve të Ardit Tolit dhe Albion Avdijajt, afrimi i tretë pritet të vijë nga Maqedonia e Veriut.

Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i radhës i Tiranës. Bardheblutë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet.

26-vjecari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe praktikisht prite të zëvendësojë Albi Dokën. Toshevski ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë pjesë e kombëtares A të saj në tetë takime.

?Gol.mk? raporton ditën e sotme se lojtari ka arritur marrëveshjen me Tiranën me të cilët ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Lajmet e fundit nga