LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Antonio Conte: Do e padis autorin që...

3 Gusht 2020, 18:41, Sport CNA
Shpërthen Antonio Conte: Do e padis autorin që...

Antonio Conte shpërtheu kundër drejtuesve të Interit pas fitores 0-2 kundër Atalantës, që ishte ndeshja e fundit e këtij sezoni në Serie A. As puna ime dhe as puna e futbollistëve, nuk janë vlerësuar. Nuk kam gjetur mbështetjen e klubit kur kanë dalë zëra në media për pasardhësin tim.

Nëse do te shkurtosh diferencën me Juventusin, duhet të jesh shumë i fortë brenda fushës së lojës, por sidomos jashtë saj?, deklaroi trajneri zikaltër. Kaq u desh që në mediat italiane të dilnin emrat e Max Allegrit dhe Mauricio Pochettinos si kandidatë për t?i zënë vendin.

La Repubblica shkoi edhe më tej, duke raportuar se 51-vjeçari nga Lecce dëshiron të rikthehet te Juventusi, zëra rreth së cilave ka reaguar menjëherë trajneri italian. ?Mohoj në mënyrë kategorike faktin që kam biseduar me lojtarë dhe drejtues të Juventusit, duke i pyetur ata se a do të shkarkohet Sarri apo jo.

Do ta padis atë që ka shkruar këtë artikull. Kam firmosur një kontratë 3-vjeçare me Interin dhe, siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të punoj fort dhe do të luftoj me të gjithë forcën time për të bërë fitues këtë projekt?, thekson Conte për Ansa.

Lajmet e fundit nga