LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak/ E pëson keq 38-vjeçari

3 Gusht 2020, 07:02, Kronika CNA
Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak/ E pëson

Një 38-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e policisë,pasi qarkullonte me arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Lajmet e fundit nga