Connect with Us

Presidenti ynë, mik me trafikantin e drogës

Politikë

Presidenti ynë, mik me trafikantin e drogës

Publikuar

-

Presidenti ynë, mik me trafikantin e drogës

CNA.al prej kohësh ka treguar me dokumente ekskluzive se pronari i medias Ora Neës, Ylli Ndroqi ishte një person me emër të ndryshuar. Dhe referuar raportimeve dhe një dosje hetimore të bërë në Turqi, identiteti i vërtetë i mbajtur në momentin e lindjes së Ylli Ndroqit, pra Xhemail Pasmaçiu, ishte një person i arrestuar për trafik droge në Turqi.

Ndërkohë, sot më në fund SPAK vërtetoi atë që CNA.al ka raportuar, prej kohësh.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën të ditur se “Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi.”

Po ashtu GKKO ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, në kuadër të ligjit anti-mafia, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Por, ka edhe një tjetër detaj. Presidenti i Republikës, Ilir Meta njihet si një mik i ngushtë i Zotit Ylli Ndroqi. Janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndoshta presidenti i njeh si një pronar televizioni.
Për shkak edhe të detyrës që ai ka, Meta është e pamundur të mos dinte të shkuarën e Ylli Ndroqit.

LEXO EDHE:  U përplas me vëzhguesin ndërkombëtar/ Kryeprokurorja e Durrësit heq dorë nga kandidimi për në SPAK

Në cilësinë e presidentit, ai mund të thërriste autoritetet ligjzbatuese dhe t’iu kërkonte dosjen e plotë të shtetasit Xhemail Pasmaçiu dhe shtetasit Ylli Ndroqi. Këtë mund ta bënte lehtësisht duke ia kërkuar INTERPOL-it, në Policinë e Shtetit, SHISH, apo edhe ambasadorit turk në Tiranë, i cili mund t’i dorëzojë dosjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në dhjetor të vitit 1998, kur Ylli Ndroqi edhe pse me të dhëna të ndryshuara ishte arrestuar si Xhemail Pasmaçiu.

Por, mesa duket presidenti ynë ka vendosur ta kalojë në heshtje, faktin që miku i tij është një ish-trafikant droge i arrestuar në Turqi./ CNA.al

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

SPAK: Ylli Ndroqi, trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu

Ylli Ndroqi në hetim nga SPAK/ Zbulohet pasuria e sekuestruar

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, brenda pak javësh do të japë dorëheqjen.

E ftuar në Fax News, Harxhi ka theksuar se, lëvizja e “uraganit” Berisha do ta detyrojë Bashën të largohet dhe do të kthejë shpresën te qytetarët.



“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, ka deklaruar Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të shpëtojë PD, duke u larguar

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “Foltorja” e krijuar vetëm 3 javë më parë nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ia ka arritur qëllimit të saj.

I ftuar në Syri TV, Manjani ka theksuar se lëvizja e Berishës, po rikthen institucionin e shenjtë të votës.

Ai ka nënvizuar se lëvizja po shkon drejt synimit të saj, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e cila tashmë është në kolaps.



“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar.

“Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa. 

Hapi i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e Lulzim Bashës, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria nuk rrit çmimet”/ Deputeti socialist për krizën ekonomike: Do paraqesim paketë masash

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur rritjen e çmimeve  që u paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e “Fax News”  ai tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e tregut të lirë, ndërsa theksoi se qeveria do të paraqesë një paketë masash për të lehtësuar pasojat e kësaj krize ndaj familjeve dhe shtresave në nevojë në Shqipëri.

“Qeveria ka anonçuar dhe do të paraqesë një paketë masash për situatën që është në vijim e sipër. Kemi parë situatën në Britani, kemi reduktim të furnizimit me gaz të Rusisë drejt Europës që ka rritur çmimet dhe do të ketë pasoja edhe në tregun tonë.



Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet.

LEXO EDHE:  Meta publikon foton e 30 viteve më parë/ Mesazhi për shqiptarët e larguar jashtë vendit

LEXO EDHE:  Meta publikon foton e 30 viteve më parë/ Mesazhi për shqiptarët e larguar jashtë vendit

Nuk është qeveria që ngre çmimet, nuk ka përcaktime për rritje çmimesh, qeveria nuk shet naftë apo ushqime. Qeveria nuk ka lidhje me shitjen është rregulli i tregut që po ndodh. Reshjet e shiut të krijojnë një rezervë të mirë ujore në Shqipëri në mënyrë që të kemi mundësi për ta balancuar me prodhimin vendas. Energjia nga era dhe diellore është duke u punuar, shumë subjekte private janë duke përdorur energjinë diellore kanë marrëveshje me OSHEE që mos paguajnë. Këto biznese kanë lehtësinë për të mos harxhuar nga energjia që blihet.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE