LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përparon Britania/ Testi që zbulon Covid-19 del për 90 minuta

3 Gusht 2020, 19:12, Lifestyle CNA
Përparon Britania/ Testi që zbulon Covid-19 del për 90 minuta

Një test i ri 90 minutësh që mund të zbulojë koronavirusin dhe gripin do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe laboratorë, në Britaninë e Madhe, nga java e ardhshme.

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testeve jepen brenda 24 orësh dhe një e katërta mund të kërkojnë deri në dy ditë. Lajmi vjen në një kohë kur qeveria shtyu një objektiv të korrikut për të testuar rregullisht stafin e shtëpive të kujdesit dhe banorët e tyre duke thënë se numri i tamponëve ishte bërë i limituar.

Thuajse gjysmë milionë testesh të reja do të jenë të vlefshme që nga java e ardhshme e miliona të tjerë do të sigurohen më vonë, gjatë vitit. Për momentin, shkruan BBC, nuk ka të dhëna të disponueshme për saktësinë e këtyre testeve të reja.

Për më tepër, mijëra makineri testesh të ADN-së, që janë përdorur në tetë spitale të Londrës, mund të analizojnë tani tamponët e hundës, dhe do të shpërndahen në të gjithë spitalet e vendit nga shtatori. Sekretari i shëndetit, Matt Hancock, i cilësoi këto masa të fundit në testimin e koronavirusit, si jetë-shpëtuese.

Këto miliona teste të reja, të shpejta, të koronavirusit do të sigurojnë rezultate në më pak se 90 minuta e kjo do të na ndihmojë të thyejmë zinxhirin e transmetimeve me shpejtësi ? tha ai.

Fakti që këto teste mund të pikasin edhe gripin edhe koronavirusin, është një e mirë shtesë pasi ne po i drejtohemi dimrit dhe pacientët mund të kenë kështu këshillat e duhura për të mbrojtur veten dhe të tjerët. /CNA.al

Lajmet e fundit nga