Foto/ Kur degjenerimi dhe babëzia nuk njohin asnjë kufi!
Nga Mentor Kikia * Me shpresën se do të gjeja një makinë me ...
Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për garën e ardhshme elektorale, PD duket e vendosur për të mos replikuar gafën e Bashës në 2017. Ashtu sikurse e pati premtuar edhe vetë, ai nuk do të përsëriste më atë skenë, kur i dërgoi KQZ në mesnatë, në një letër të hartuar me shkrim dore në zyrën e tij, listën e atyre që supozohej që do të merrnin pushtetin, por që e gdhinë natën e fundit me ankthin e të qenit ose jo në atë zarf.
Në fakt kështu po ndodh.
Basha e ka hequr nga vetja këtë vendimarrje. Formalisht kandidatët e rinj propozohen nga baza. Më pas ata i përzgjedh Komisioni i Verifikimit, ku pothuajse të gjithë emrat, më tepër shquhen për integritet sesa për servilizëm ndaj kryetarit. Dhe së fundi kjo përzgjedhje finale i nënshtrohet garës një anëtar një votë nga militantët.
Ky pra është procesi që PD-ja po e trumbeton me të madhe si një risi që e ka konsultuar me aleatët e saj më besnikë në Gjermani, Britani dhe SHBA.
Por ashtu sikurse thamë në fillim, demokratizimi i procesit nuk është një garanci për suksesin e produktit.
Dhe këtë e vëren menjëherë sapo shikon emrat që kryesojnë listat e propozimeve nga baza. Ata janë po të njëjtit që ishin edhe në parlamentin e kaluar. Aty nuk ka asnjë surprizë. Aty nuk ka asgjë të ngjashme, qoftë me të rinjë e KOP-it, qoftë me rikthimin e kundërshtarëve që bëri Berisha në 2005-ën.
Për përsëritjen e asaj fabule me impakt të padiskutueshëm politik, partia më e madhe në opozitë kishte dy rrugë. Ose hapja të bëhej nga një lider i fortë që shkon përtje vetvetes si Berisha i fillimviteve 2000, ose duke nisur një proces më afatgjatë për të demokratizuar partinë, për të dëgjuar zërat ndryshe, për tu hapur ndaj shtresave jo militante të shoqërisë, për të thurrur aleanca edhe me ata që nuk mendojnë njësoj si ty, por kanë të njëjtën qasje ndaj regjimit aktual.
PD nuk bëri as njërën as tjetrën.
Basha nuk përdori as diktatin personal dhe as hapjen demokratike. Partia mbeti e mbyllur brenda guackës së saj dhe në momentet deçisive, si në protestën studentore, në traun e rrugës së kombit, në maratonën e mbrojtjes të teatrit, nuk diti të bënte aleatë të rij. Madje shpesh u tregua armiqësore dhe me një xhelozi fëmijënore ndaj gjithë kundërshtarëve të Ramës, që nuk ishin njëkohësisht edhe adhurues të opozitës.
Kjo paaftësi për të shkuar përtej i dha rezultatet e saj. Pasi asnjë forcë politike që nuk është e hapur ndaj shoqërisë, nuk mund të jetë mjaftueshëm demokratike brenda vetes. Dhe kjo e shpjegon edhe faktin se përse anëtarësia nominoi të nëjtët emra që katër vite më parë atyre ia kishte imponuar personalisht Lulzim Basha. Prandaj aty nuk pati asnjë çudi. Prandaj në media më shumë lajm bënë rikthimi i Rulit, Mustafajt apo Markut, sesa kandidaturat e mundëshme që ata duhet të kalojnë në sitë.
E megjithëatë, ky dështim, nuk është një tragjedi në raport me rezultatin e zgjedhjeve.
Për të mposhtur një kalbësirë si Rama dhe tufën e karavidheve që e ndjekin nga pas, PD ?ja nuk ka nevojë për një ekip më të mirë, por thjeshtë për të ruajtur votën. Sepse në çdo zgjedhje sadopak normale edhe kundërshtari më i dobët do ta shkatërronte këtë qevrsisje.
Por ajo që nuk ka pse shqetëson PD, nuk është e mjaftueshme për të ngjallur shpresë tek shqiptarët.
Në fund të historisë, janë ata që mbeten pa alternative. Në zgjedhjet e ardhshme ata do të kenë si mundësi, ose regjimin e Ramës, nëse arrin të bëjë kërdinë me vjedhjen e votës, ose një PD jo demokratike, të mbyllur në vetvete dhe të parinovuar. Sepse pavarësisht një procesi perendimor në formë, Basha nuk po ia del të çojë në parlamentin e ardhshëm, njërëz që përfaqësojnë realisht ndryshimin.
Nga Mentor Kikia * Me shpresën se do të gjeja një makinë me ...
Nga Ardi Stefa*Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Aki...
Nga Kreshnik SpahiuShumica e shqiptarve nuk e duan as ndrysh...
Nga Kreshnik Spahiu*Rotacion apo Revolucion?Kjo është pyetja...
Nga Astrit PatoziNuk ia vlen fare të bëhemi pjesë e debatit ...
Nga Ilir LevonjaPlot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u t...
Nga Jak SimoniKush nuk njeh dështimet e tij është i destinu...
Ti u bërë drejtor që të luftojë qeverinë por katandise në g...
Nga Denar BibaDje doli ne media nje projekt-fletevotimi me e...
Nga Erion Dasho* Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjit...
Sikur 6 milionet eurot qe merr Check UP-i cdo vit, te ishin ...
Deputeti socialist, Ilir Beqja deklaroi sot ne Kuvend se ne ...
E gjithë bota e qytetëruar laike dhe fetare reagoi kundër ve...
Nga Ilir Levonja* Tani radhën e protestave e kanë ata të klu...
Unë vazhdoj ta përsëris!Kush habitet se përse ndodhin gjëra ...
Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështj...
Nga Denis Dyrnjaja* Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi...
Sot m’u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të...
Sipas mendimit tim, fjala diktaturë dhe fjala elitë nuk mund...
Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...