Connect with Us

“Mjeku Anibal Byberi ndërroi jetë nga Covid-19”/ Ministria e Shëndetësisë: Humbje e madhe

Sociale

“Mjeku Anibal Byberi ndërroi jetë nga Covid-19”/ Ministria e Shëndetësisë: Humbje e madhe

Publikuar

-

“Mjeku Anibal Byberi ndërroi jetë nga Covid-19”/ Ministria e Shëndetësisë: Humbje e madhe

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me hidhërim të thellë konfirmon humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë thirrje PD-së/ Bashkohuni në luftën kundër Covid-19, për të mbrojtur bluzat e bardha

Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto – Pa maska dhe distancim social/ Grumbullime masive para dyerve të shkollave

Publikuar

-

Nga

Foto - Pa maska dhe distancim social/ Grumbullime masive para dyerve të shkollave

Rihapja e shkollave ditën e sotme ka shkaktuar një debat të gjerë publik, për shkak se nxënësit u rikthyen në banka në kohë pandemie.

Pavarësisht se ministritë kanë lajmëruar se kanë marrë masa, sot është vënë re një dyndje e madhe e nxënësve në shkolla.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, nxënësit dhe prindërit janë grumbulluar para dyerve të shkollave pa respektuar aspak masat e distancimit social.



Në fotot e LSA shihet se gjithashtu një pjesë e mirë e prindërve nuk mbajnë maska. Rreziku më i madh për përhapje të virusit duket se vjen nga prindërit dhe jo nga nxënësit.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për artin shqiptar/ Ndërron jetë humoristi i njohur shkodran

LEXO EDHE:  Vijon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19/ 71 të prekur në 24 orë

Ndërkohë, mesditën e sotme specialitja e ISHP tha se rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të sjellë një shtim të rasteve të të infektuarve.

Për më tepër shikoni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Publikuar

-

Nga

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Covid-19 ka prekur dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Qytetin e Korçës, në të cilën fillimisht ka rezultuar pozitive vetëm sekretarja.

Pas kryerjes së tamponit edhe për punonjësit e tjerë që ndanin zyrën me sekretaren, numri i të infektuarve ka shkuar në tre.



Ndërkohë janë edhe 10 persona të tjerë të izoluar në pritje të daljes së rezultateve të tamponit.

LEXO EDHE:  “Nëse kishte mbetur ende ndonjë gazetar…”/ Artan Hoxha, fjalë të ndjera për Fatos Baxhakun

LEXO EDHE:  Vijon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19/ 71 të prekur në 24 orë

Kujtojmë se në Korçë janë konfirmuar pozitivë nga ministria e Shëndetësisë 501 persona, nga të cilët 284 janë shëruar dhe 15 kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht në Korçë janë 202 raste aktive./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Me çantën në shpinë dhe me lule në duar/ Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të djalit të tij Zahos, i cili ulet sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Zaho shfaqet me çantën e shkollës në shpinë dhe më nje buqetë lulesh në dorë. Rama e përshkruan ditën e parë të shkollës si një emocion të veçantë, ndërsa uron të gjithë fëm ijët e tjerë.



“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama, bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE