LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incident në Prokurorinë e Tiranës/ Qytetari kërkon llogari dhe thyen xhamin

3 Gusht 2020, 10:07, Aktualitet CNA
Incident në Prokurorinë e Tiranës/ Qytetari kërkon llogari

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, ka thyer xhamin e derës pasi nuk kishte marrë informacion për çështjen ku ishte kallëzues.

Agresori ka pritur për disa orë pa përgjigje dhe më pas ka vepruar vetë, duke marrë një gur dhe duke thyer xhamin. Ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr.3 ku pritet të merret në pyetje për ngjarjen dhe shkaqet./CNA.al

Lajmet e fundit nga