LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Golashënuesi i Superiores, ja ku do transferohet Nuabueze

3 Gusht 2020, 12:44, Sport CNA
Golashënuesi i Superiores, ja ku do transferohet Nuabueze

Sulmuesi i Laçit Kirian Nuabueze mund të përfundojë në Izrael.

Sipas mediave qipriote dhe izraelite, ?Këpuca e Artë? e sezonit 2019-2020 në Kategorinë Superiore shikohet si zëvendësuesi i sulmuesit të Izraelit Ben Sahar te ekipi i Hapoel Ber Shevas.

Ben Sahar do të luajë më tej në formë huazimi me APOEL-in. Nuabuezes i ka skaduar kontrata me Laçin dhe tashmë është në pritje të një aventure të re në karrierë.

27-vjeçari realizoi në kampionatin shqiptar 23 gola duke mposhtur në sfidën direkte sulmuesin e Kukësit Vasil Shkurtaj.

Lajmet e fundit nga