LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiksohet Lazio, pasuesi i Strakoshës është një tjetër shqiptar

3 Gusht 2020, 20:01, Sport CNA
Fiksohet Lazio, pasuesi i Strakoshës është një tjetër

Një nga objektivat kryesorë të këtij sezoni për Lacion do të jetë të gjejë një zëvendësues për Thomas Strakoshën. Igli Tare ka piketuar shumë emra të rëndësishëm si zëvendësues të gardianit kuqezi, por që tani në mendjen e tij dhe të drejtuesve të klubit ka një ide të qartë se kush do të jetë numri dy në portën e bardhekaltërve pas disa vitesh dhe bëhet fjalë për një tjetër lojtar shqiptar.

Sipas mediave italiane, gardiani i të rinjve të Lacios, Marko Alia, shihet nga të gjithë në klub si një talent i cili do të arrijë të lërë gjurmë e të rivalizojë me Strakoshën në të ardhmen për të ruajtur katërkëndorin e Lacios. Po të njëjtat media kanë zbuluar se lojtari do të largohet në këtë verë në formë huazimi drejt Serisë C.

Disa klube kanë shfaqur interesim për portierin dhe Lacio është gati ta lërë të largohet, kur të gjejë një skuadër që t?i japë mundësinë që të luajë titullar e të tregojë vlerat e tij. Në këtë mënyrë, Alia do të përfitonte eksperiencën e duhur e kur të kthej te Lacio, do të ishte një rival potencial për Strakoshën. Tanimë mbetet të mësohet se cila skuadër do të jetë ajo që do të sigurojë shërbimet e portierit shqiptar, i cili është bërë pjesë e Shpresave e mund të jetë në të ardhmen titullar i kësaj përfaqësueseje. /vipsport.al/

Lajmet e fundit nga