LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid-19 nuk doli nga tregu i Wuhanit”/ Virologia kineze habit me deklaratën: Ja kush është origjina e virusit

3 Gusht 2020, 06:48, Kosova & Bota CNA
“Covid-19 nuk doli nga tregu i Wuhanit”/ Virologia kineze habit me

Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejen e vështirë, me Covid-19, studiues të ndryshëm vijojnë të hedhin hipoteza në lidhje me shfaqjen e virusit.

Së fundmi një virologe nga Kina, ka thënë se koronavirusi nuk ka dalë nga tregu i Wuhanit, sikurse pretendohet, por sipas saj e ka origjinën nga një laborator ushtarak.

Li Meng-Yan, njëherësh specialiste në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong,  në një intervistë për mediat është shprehur se Covid 19 ka dalë nga një laborator i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Ndërkohë shumë vende të fuqishme në botë e akuzojnë Kinën në lidhje me informacionet që ajo ka dhënë mbi çështjen e pandemisë së koronavirusit.

Deri më tani u raportua që virusi nuk ishte i natyrshëm dhe që i njëjti u prodhua në laborator, mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë autoritetet kineze.

Meng-Yan megjithatë pretendoi se burimi i këtij shpërthimi gjendej në një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, derisa studionte transmetimin e këtij virusi mes njerëzve. Gjithashtu ajo ka theksuar se nuk janë marrë parasysh gjetjet që ajo ka bërë deri më tani.

?Në atë kohë, e kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze.Tregu i Ëuhanit ishte përdorur thjesht si një karrem?,  u shpreh Meng-Yan.

Lajmet e fundit nga