LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apolonia blindon stafin, merr si trajner ish-lojtarin e Skënderbeut dhe Tiranës

3 Gusht 2020, 13:46, Sport CNA
Apolonia blindon stafin, merr si trajner ish-lojtarin e Skënderbeut dhe

Nuk kanë humbur kohë drejtuesit e Apolonisë, skuadrës që është kthyer në Superiore pas 5 sezonesh. Ata kanë bërë tashmë lëvizjen e parë sa i takon skuadrës së edicionit të ri, një lëvizje që lidhet me stafin teknik. Nikolin Çoçlli, ish-lojtar i Skënderbeut, Partizanit dhe Tiranës, është emëruar ndihmëstrajner i Apolonisë, duke u bërë kështu krahu i djathtë i trajnerit Artan Mërgjyshi.

Çoçlli do të prezantohet sot te skuadra kampione e Kategorisë së Parë. Puna e klubit fierak nis kështu me kompletimin e stafit teknik. Gjatë kampionatit të sapombyllur në Kategorinë e Parë, Mërgjyshi kishte ndihmës Orgest Çukon, i cili do të kalojë tek akademia e klubit fierak, për t?ia lënë vendin Çoçllit.

Më parë 51-vjeçari ka drejtuar Luftëtarin në Superiore, por edhe disa ekipe të tjera në nivel inferior. Me korçarin në krah, edhe trajneri Mërgjyshi do ta ketë më të lehtë punën për ta drejtuar Apoloninë në elitë. Pas kësaj lëvizjeje në stol, pritet që klubi fierak të ?blindojë? talentet e veta, të kërkuar nga shumë klube të Superiores, por edhe të përforcojë organikën me disa elementë të nevojshëm.

Lajmet e fundit nga