Connect with Us

Zyrtare/ Goditja e dytë në merkato, Tirana firmos me ish-kapitenin e Shpresave

Sport

Zyrtare/ Goditja e dytë në merkato, Tirana firmos me ish-kapitenin e Shpresave

Publikuar

-

Ardit Toli është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë nga “Panorama Sport”, 25 herë kampionët e Shqipërisë kanë siguruar blerjen e dytë për sezonin 2020-2021 duke arritur garantojnë shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

23-vjeçari, i cili ka luajtur deri tani vetëm në Greqi, ka firmosur për një sezon me të drejtën e rinovimit dhe për një edicion tjetër. Ai u prezantua sot në ambjentet e klubit bardheblu i shoqëruar nga menaxheri i tij Drini Caushi.

Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 (Shpresa) do të mbulojë vendin e lënë bosh nga Albi Doka.

NJOFTIMI I TIRANËS

Ardit Toli vishet bardheblu!

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tronditet Juventusi, Lyoni i eliminon nga Champions League

Publikuar

-

Nga

Olympique Lyon ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në LK, duke eliminuar Juventusin.

Olympique Lyon është mposhtur 2:1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus.

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

I pakontestueshmi i Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por fatkeqsisht këto gola vlejnë vetëm për  regjistra personal.



Ronaldo shënoi për 1:1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.

Rezultati final i dy përballjeve ishte 2:2, por goli mik i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje

<

LEXO TE PLOTE

Sport

Gafat e Varane kushtojnë shtrenjtë, Real Madridi i thotë lamtumirë Championsit

Publikuar

-

Nga

Rafael Varan ka “tradhtuar” Realin në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Dy gafat e francezit i kanë dhënë fitoren Mançester Sitit, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8-ve.

Ndeshja nisi keq për Realin që në fillim, kur Varan në minutën e 9 me një gafë në mbrojtje, i rrëmbehet topi nga Zhezus, i cili pason te Stërling dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 28 Benzema pas një krosimi perfekt të marrë nga Rodrigo ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar rezultatin.



Pjesa e dytë foli e gjitha për anglezët vendas, të cilët kishin disa raste të pastra, por përsëri shënaun falë një tjetër gafe të Varan. Ky i fundit gjatë kthimit të topit pas, gabon dhe e dorëzon atë te Zhezus, i cili shpërthen në drejtim të portës dhe ia del të shënojë. Këtë avantazh të besuarit e Guradiolës e ruajtën deri në fund dhe Siti u kualifikua për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Në fazën tjetër Siti do përballet me Lionin që eliminoi Juven.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbyllen pjesët e para/ Spektakël në dy sfidat e Champions League

Publikuar

-

Nga

Po luhen në këto momente 2 sfidat e Champions League.

Aktualisht janë mbyllur pjesët e para me këto rezultate:



Manchester City-Real Madrid 1-1

Juventus- Lyon 1-1

LEXO TE PLOTE