LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj miraton planin për ndërtimin e kullave te Liqeni/ PD nxjerr dokumentet, si po grabiten 2 milion euro

2 Gusht 2020, 14:04, Politikë CNA
Veliaj miraton planin për ndërtimin e kullave te Liqeni/ PD nxjerr

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar zyrtarisht Planin e Detajuar Vendor për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial.

Në dokumentetet e bëra publike nga zëdhënsja e PD-së, Ina Zhupa kullat do të ndërtohen deri në 18 kate.

Zhupa thotë se e gjithë zona do ndërtohet siç kishte paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT.

Ajo kujton se këto 650 metra rrugë për kullat private do të na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona.

?Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate !

Klientet e zakonshëm të pushtetit, firma ?51N4E? e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndertime në këtë zonë . Referuar nenit 25 te rregullores se planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate . Siperfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT. Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit ,me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te liqenit me rrugen e Kosovareve. Kujtojme qe keto 650 metra rruge per kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga