LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Turp kombëtar"/ Arrestohet me kërkesë të Serbisë ish-luftëtari i UÇK-së

2 Gusht 2020, 11:36, Aktualitet CNA
"Turp kombëtar"/ Arrestohet me kërkesë të

Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL. Për lajmin ka shkruar në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, i cili e konsideron turp kombëtar veprimin policor.

“Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish-luftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.
Lista e ish-ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.
Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.
Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.
Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit.
Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.
Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare”, shkruan Çollaku. /CNA.al

Lajmet e fundit nga