LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritan Kalo thirrje të rinjve: Shmangni baret dhe plazhet, do shpëtoni jetë

2 Gusht 2020, 07:14, Sociale CNA
Tritan Kalo thirrje të rinjve: Shmangni baret dhe plazhet, do shpëtoni

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo e ka shkruar në rrjetet sociale një thirrje që iu drejtohet kryesisht të rinjve.  Kalo u kërkon të rinjve që të qëndrojnë sa më larg bareve dhe klubeve për të shmangur çdo mundësi infektimi, çka do të rrezikonte në zinxhir edhe shëndetin apo jetën e familjarëve të tyre.

POSTIMI I PLOTË:

KOHË KOVIDIANE? 2.08.2020?.Vera dhe temperaturat e saj përvëluese po kompensohen me daljet në vendet më malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19? Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat?.T?a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t?a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre? Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës?. NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 ? 25 vitet e ardhshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe?..

Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi? RREZIKONI shëndetin tuaj, POR  jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj?..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore?..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre?.Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.?.BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë?.Together forever!!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga