LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dehur dhe me shpejtësi 200 km/h/ Arrestohen drejtuesit e mjeteve

2 Gusht 2020, 06:43, Kronika CNA
Të dehur dhe me shpejtësi 200 km/h/ Arrestohen drejtuesit e mjeteve

Edhe këtë fundjavë, policia ka vijuar kontrollet e rrepta në rrugët e Tiranës, kryesisht në Unazën e madhe të Tiranës që cilësohet si një nga më problematikët për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit.

Kështu, mbrëmjen e djeshme policia ka bllokuar 19 patenta dhe ka vendosur në pranga 2 drejtues automjeti për drejtimin e makinës me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia ka bërë të ditur në një njoftim se radarët kanë kapur drejtues automjetesh duke ecur me shpejtësi gati 200 km/h në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. Përveçse janë bllokuar patentat, policia ka vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së. Në një njoftimin e policisë thuhet se kjo është papërgjegjshmëri dhe guxim i tepruar nga drejtuesit e automjeteve, sepse ata rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Radari regjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi per avionë, por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane te Shqiperise, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me te përqëndruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si ?vrasës? të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga