Connect with Us

Si e shkatërroi bashkia simbolikën e Monumentit të Pavarësisë në Tiranë

Sociale

Si e shkatërroi bashkia simbolikën e Monumentit të Pavarësisë në Tiranë

Publikuar

-

Si e shkatërroi bashkia, simbolikën e Monumentit të Pavarësisë në Tiranë

Gazetarja Dhurata Hamzaj, përmes një shkrimi në FB ka sjellë në vëmendje kohën kur u ngrit Monumenti i Pavarësisë në Parkun Rinia, konceptimin e autorëve dhe ndryshimin që iu bë këtë vit me ndërhyrjet në Park.

Sipas autorëve, qytetarët duhet te ecnin me nje ndjesi lirie e pavaresie mespermes monumentit ne dyshemene e tij, ndërsa sot nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, pasi ai është i rrethuar me një pellg uji. Sipas Bashkisë, kjo ishte forma më e mirë për ta shpëtuar Monumentin nga njerëzit e papërgjegjshëm që urinonin aty.

“Ky monument u ngrit ne nentorin e 2012-s me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise. Pati debate te pazakonta per perzgjedhjen e kesaj vepre te dy artisteve: Visar Obrija nga Kosova dhe Kai Kiklas nga Austria.

Megjithate monumenti 6.5 metra i larte dhe 5.5 metra i gjerë, i konceptuar nga artistet si kulla shqiptare zuri vend ne qender te Tiranes bri bulevardit kryesor. Monumenti u vendos sic e kishin konceptuar autoret me kahje nga moderniteti, me nje simbolike qe duhej te perjetohej cdo dite nga kalimtaret. Ata duhet te ecnin me nje ndjesi lirie e pavaresie mespermes monumentit ne dyshemene e tij. Ky ishte thelbi i interpretimit te vepres se artit.

Por jo tani kalimtaret s’mund ta bejne dot kete. Bazamenti i monumentit eshte transformuar si te ishte thjesht nje bordure lulishteje dhe eshte krijuar nje grope me uje qe te mos kalohet.!!! Me sa duket rrugen drejt lirise ne shqiptaret e kemi te shkruar ta bejme me ‘gomone’. Vepra qe nga themeli del jashte konceptit qe krijuan artistët Visar Obrija dhe Kai Kiklas. Sipas tyre monumenti është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftra të vështira.
Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë. Artistet e kane motivuar vepren me kete veshje simbolike: “Ajo ka dy forma qe së bashku krijojnë një kullë të hapur nga lart. Një pjesë është tavani, dhe pjesa tjetër dyshemeja. Nëse i bashkoni krijohet një kullë drejtkëndëshe. Në vështrim të parë vizitori krijon përshtypjen e represionit, izolimit të popullit shqiptar në vite, ndërsa dyshemeja i bën jehonë lirisë dhe pavarësisë”.

LEXO EDHE:  Tjetër kullë betoni në Tiranë/ Tani në zemër të bllokut

Keshtu e shpjegon artisti Obrija idene e dyshemese se monumentit te 100-vjetorit te Pavaresise qe tashme ustallaret dhe arkitektet e bashkise e kane bere te pakaluesheme. Shkurt nderhyrja ne estetiken autoriale te nje vepre arti eshte aq flagrante sa do te ishte njesoj sikur t i vishnin breke Davidit te Mikelanxhelos”, shkruan Hamzaj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Publikuar

-

Nga

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur thirrjen për kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se të gjithë qytetarët mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po shkakton çdo ditë viktima.
Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e Covid-19 në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.
“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luftoi tre javë me koronavirusin/ Ndryshimi drastik në pamje i deputetes, Nora Malaj

Publikuar

-

Nga

Luftoi tre javë me koronavirusin/ Ndryshimi drastik në pamje i deputetes, Nora Malaj

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon luftën e saj me Covid. Në një lidhje live me News 24 shihet ndryshimi drastik që ajo ka pësuar në pamje. Malaj pranoi se përvec problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.

Malaj u shpreh se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri ka treguar që po kalonte virusin.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.



LEXO EDHE:  Tri lagjet e Tiranës ku Covid-19 po përhapet me shpejtësi

Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti.

LEXO EDHE:  Tjetër kullë betoni në Tiranë/ Tani në zemër të bllokut

“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë holluës gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Një muaj në luftë me jetën”/ Kryeinspektorja e ISHSH shërohet nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pas një muaj lufte me virusin, kryeinspektorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho është shëruar nga Covid-19. Lajmin e bën të ditur vetë Braho përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa poston një foto nga spitali Covid2, “Shefqet Ndroqi”, Braho ka falënderuar përulësisht mjekët, infermierët dhe sanitaren që i qëndruan pranë dhe bënë që ajo të shërohej nga koronavirusi.



Kryeinspektorja shkruan se, vështirësia në frymëmarrje ishte shenja kryesore se jeta e saj ishte në rrezik. Ajo u bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat me përpikëri në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit

“Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….
Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik .
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.
Nje falenderim
te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem! Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator.
Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .
Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund. Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocionuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .
Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .
Falenderoj Zotin qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .
Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho.
Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua”, shkruan Braho./CNA.al

LEXO TE PLOTE