Connect with Us

Si e “merr peng trupin”, koronavirusi

Shëndeti

Si e “merr peng trupin”, koronavirusi

Publikuar

-

Beteja me Covid-19/ Epidemiologu jep lajmin e mirë, një tjetër “armë” në shërbim të pacientëve

VIRUSI që shkakton COVID-19 transmetohet përmes stërklave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Atëherë këto stërkla mund të “zbresin” tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët. Nga atje, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë.

Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave, si një çelës që hap një derë të mbyllur, shpjegon Carl Fichtenbaum, një specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Cincinnatit. Sapo të hapet ajo derë, “virusi është në gjendje të fillojë procesin e hyrjes brenda dhe replikimit,” thotë ai. Virusi derdh materialin e tij gjenetik, ose ARN-në, në qelizë.

Kjo i mundëson virusit të marrë kontrollin e metabolizmit të qelizës dhe makinerisë së replkimit, për të prodhuar më shumë kopje të ARN së vet.

LEXO EDHE:  Nga rënia në peshë tek skuqja e syve/ Çfarë po ndodh me trupin tuaj?

Teksa virusi shumëfishohet, ai nxit reagimin e imunitetit të trupit. Simptomat zhvillohen pasi indet më parë të shëndetshme dëmtohen dhe pësojnë inflamacion, dhe mund të përfshijnë një dhimbje të fytit, lodhje, kollitje dhe, ndonjëherë, temperaturë. Dhe nëse virusi shkon mjaft larg në mushkëri, thotë Fichtenbaum, mund të shkaktojë marrje fryme dhe dhimbje në gjoks. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Studimi/ Aty ku ajri është më i ndotur, ka më shumë vdekje nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Aty ku ajri është më i ndotur, ka më shumë vdekje nga Covid-19

Aty ky ajri është më i ndotur, koronavirusi bën më shumë dëme. Në këtë përfundim ka arritur një ekip studiuesish amerikanë, që krahasuan nivelet e ndotësve të rrezikshëm të ajrit dhe vdekshmërisë për frymë nga Covid-19 në mbi 3 mijë qarqe të SHBA-së.

Kjo thonë ekspertët, është një provë se ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave të imëta dhe ultra të imëta të ndotësve të ajrit, i bën njerëzit më të prekshëm ndaj infeksioneve. Aktualisht po kryhen një numër i madh studimesh, që po hetojnë marrëdhëniet midis ndotjes së ajrit dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Dhe pikërisht në këtë kontekst studimi i ri, i porositur nga “ProPublica” i dhe botuar në “Environmental Research Letters”, i përshtatet kësaj hipoteze. Sepse për momentin një lidhje midis kushteve të ajrit dhe cenueshmërisë ndaj koronavirusit nuk është – të paktën sipas institucioneve – mjaftueshëm e provuar.

Prandaj studiuesit krahasuan indeksin e ndotjes së ajrit (Vlerësimi Kombëtar i Toksikcitetit të Ajrit 2014, më i fundit në dispozicion) i agjencisë amerikane të mbrojtjes së mjedisit EPA, me vdekshmërinë për frymë nga Covid-19 në mbi 3 mijë qarqe në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se si në disa zona të vendit – që ishin të parat në botë për numrin e rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 – edhe pse jo shumë të populluara, por pa dyshim shumë të ndotura (për shembull zonat rurale të luginës së Misisipit, Luizianas dhe Xhorxhias), vdekshmëria për frymë nga Covid-19 është më e lartë se ajo në zonat urbane.

LEXO EDHE:  Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro

LEXO EDHE:  OBSH: Fundi i pandemisë së koronavirusit ende i largët

Për studiuesit nuk ka shumë dyshime:ekziston një korrelacion i dukshëm midis kushteve mjedisore para-ekzistuese, në këtë rast ndotësve atmosferikë, dhe cënueshmërisë së popullatës ndaj infeksionit të ri, që ka shkaktuar aktualisht një pandemi globale.



Dhe rezultatet e studimit të tyre – argumentojnë ata – janë më të forta pasi ndryshe nga studimet e mëparshme, të dhënat janë përshtatur ndaj parametrave socio-ekonomikë dhe treguesit e ndryshëm shëndetësorë të popullsisë rezidente, përfshirë ekspozimin ndaj Pm2.5 dhe ozonit.

Analiza tregon një shpjegim të mundshëm. Ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave toksike, i bën njerëzit të ndjeshëm ndaj shumë infeksioneve, por jo vetëm koronavirusit. Ndotja e ajrit, ka pasoja shëndetësore që favorizojnë zhvillimin e formave të rënda të Covid-19, pra një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

Për më tepër, efektet do të ishin të përhershme, ashtu si plagët që e lënë organizmin tonë të brishtë; dhe në fakt rënia e niveleve të ndotjes së ajrit në Nju Jork gjatë masave të ashpra të bllokimit, nuk prodhoi ndonjë efekt mbrojtës.

Jo vetëm kaq, ky studim bëri të mundur ndërtimin e modeleve të vdekshmërisë për Covid-19, në lidhje me përqendrimin e ndotësve të rrezikshëm të ajrit, të cilat duhet të përdoren nga institucionet për të kuptuar vlerën e veprimeve të masave parandaluese të ndotjes në shëndetin e popullatës./wired.it- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Pandemia do të vazhdojë edhe për 18-24 muaj”/ Pipero kërkon të vihen në punë spitalet rajonale

Publikuar

-

Nga

“Pandemia do të vazhdojë edhe për 18-24 muaj”/ Pipero kërkon të vihen në punë spitalet rajonale

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Arena”,lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Pipero tha se pandemia do të vazhdojë edhe për 18 apo 24 muaj, ndërsa bëri me dije se ka kërkuar që të vihen në punë spitalet rajonale.

“Çështja është që të parandalojmë infektimin dhe jo nëse kemi apo nuk kemi kapacitete. Kam kërkuar që të mos veprojmë me praktikat Covid1, Covid2, Covid3 apo Covid4, por të vihen në punë spitalet rajonale, të jenë në veprim, për të përballuar më mirë koronavirusin.

Të vemë në shfrytëzim të gjitha kapacitetet, pasi ne do të bashkëjetojmë gjatë me këtë virus. Kjo pandemi besoj se do të vazhdojë edhe për 18 apo 24 muaj.



Është një virus me shumë të panjohura, nuk e dimë ende burimin e infeksionit, si kaloi te njeriu dhe si u përhap.

LEXO EDHE:  Nga rënia në peshë tek skuqja e syve/ Çfarë po ndodh me trupin tuaj?

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Angela Merkel mesazh solidarizimi për qytetarët

Nuk ka respektuar ligjet e viruseve respiratore, përfshi këtu edhe temperaturat e larta të motit. Nuk kemi ende një medikamend efektiv ndaj Covid-19, ndërsa jemi në pritje të një vaksine.

Duhet të ruajmë distancat fizike, të mbajmë maskë dhe të ruajmë higjenën deri në daljen e një vaksine. Situata në Shqipëri vijon të mbetet e njëjtë përgjatë dy muajve”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbi 170 të shtruar në spitalet Covid/ 18 pacientë në terapi intensive

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD dhuron 2 respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi"

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si paraqitet situate në spitalet Covid.

Mësohet se aktualisht situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

“Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.



Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

LEXO EDHE:  Nga rënia në peshë tek skuqja e syve/ Çfarë po ndodh me trupin tuaj?

LEXO EDHE:  Ambasadori gjerman kritikon qeverinë/ "Shembja e Teatrit e nxituar, s'ka ikur ende virusi"

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distance”, njofton ministria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE