LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët nuk e duan ndryshimin, shesin votën për një kartë telefoni

2 Gusht 2020, 11:47, Opinione CNA
Shqiptarët nuk e duan ndryshimin, shesin votën për një

Nga Kreshnik Spahiu

Shumica e shqiptarve nuk e duan as ndryshimin, as të renë!
Provoni të shkruani kundër PS-PD-LSI dhe ta shikoni sa armiq do bëni. Shqiptarëve më mirë shaji babain, por jo kryetarin e partisë!
Ne e dashurojmë të vjetrën. Lëvizim ngadalë. Ndryshojmë me vonesë.
Të fundit u çliruam nga pushtuesit.
Të fundit krijuam shtetin tonë.
Të fundit fituam pavarsinë.
Të fundit ndryshuam sistemin politik.
Të fundit po integrohemi.
Të fundit që s?po bashkohemi.
Mos shani kot as Ramën, as Berishën, as Metën.
Shumica e popullit i do shumë këta.
Ata janë produkt i mentalitetit shoqëror.
Kot ankoheni nga politikanët. Ata janë kopja e 2 milion votuesve.
A ka komb në botë që shet votën për një mbushje karte Telefoni (1000 lekë)?
Jo jo as varfëria Afrikane nuk shitet kaq lirë.
Thjesht shumica e shqiptarve, ju pëlqen kjo Shqipëri. /CNA.al

11:26 Opinione

Çibani Taulant

Nga Ilir LevonjaPlot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u t...

Lajmet e fundit nga