Connect with Us

Pushuesit orë të tëra në trafik/ Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Sociale

Pushuesit orë të tëra në trafik/ Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Publikuar

-

cna lajme kronike

Vijon fluksi në kthim nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

Policia bën me dije se ka trafik të ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje. Lëvizje e shtuar raportohet edhe në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.

Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës. Fluks të shtuar ka gjithashtu në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut.

Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit – nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura – Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë.

Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.

Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në rrugë dhe po vijojnë punën për të ndihmuar lëvizjen e mjeteve duke shmanguar bllokimet e ndalesat që vijnë si pasojë e parakalimeve të gabuara.

Si rezultat i kontrolleve në lëvizje, në Fier është vënë në pranga një drejtues mjeti, shtetasi D. Xh., 38 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Kaos në hyrje të Tiranës

Në aksin rrugor Librazh-Elbasan, Policia Rrugore e Elbasanit para pak minutash ka vënë në pranga 29-vjeçarin E. S., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjithashtu në Vlorë, Durrës, Lezhë e Tiranë, gjatë pasdites së sotme, si rezultat i kontrolleve me radar janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi dhe parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar, si dhe 9 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njëkohësisht janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara në akset e sipërpërmendura, pasi kanë krijuar bllokime në rrugë.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 76 masa për përdorim të celularit, 101 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mtejeve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për ditët e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje të cilat më te theksuara do të jenë në Alpet e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Fshihej në Tiranë/ Arrestohet 40 vjeçari me rrezikshmëri të lartë nga Kosova

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Kaos në hyrje të Tiranës



Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nga Anila Hoxha/ Leonardit…..

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deri tani , jeta e Leonard Rrasës, 21 vjeç nuk ka asgjë të ngjashme me magjinë e perëndimit të diellit në Divjakë.

Ai është fëmijë i viteve 2000, mban në nyje të dorës një ore false Adidas, të dhuruar nga i ati në 23 gusht për ditëlindje.

Ai është portreti i varfërisë që asnjëherë nuk vesh një palë këpuce të reja, por ngahera të vjetra që tërhiqen zvarrë ashtu si jeta.

Ai është fytyra e të mjerëve dhe të pafateve e të braktisurve po ashtu, që jetojnë e kacafyten brenda muresh që skanë fjalë , për kaq e kaq pamundësira si energjinë që nuk i paguajnë dot, për miellin që nuk e blejnë dot, për tokën që duhet punuar por skanë para ta punojnë, skanë mjete, skanë asgjë veç të mbjellave që me kursim stina u ze stinën.

Punojnë me meditje ashtu si Leonardi për 10 mijë ose 15 mijë leke te vjetra vetem nëse rasti i mirë ju troket në derë. Por më së shumti paratë e pakta që nuk dalin për shpenzime dhe varfëria që të hipën në qafë kthehet një muzikë funebre që i shoqëron përditë. Edhe Leonardin që nuk hyn më dot në atë shtëpi ku për të mos humbur ndjenjat , xhaxhai ja ka mbyllur derën ku ai gjeti të gjakosur nënë e babë.

Nëna kishte ndezur zjarrin jashtë , kishte vendosur ujin të ziente që të kapte një pulë në oborr e ta gatuante. Baba u kthye dhe dukej i qetë.

Fëmija e tyre nuk e verejti hijën e zezë të vdekjes që qëndronte mbi çatinë e vjetëruar e më së shumti të mbuluar me plastmas.

Ziheshin nga varferia, thotë Leonardi.

Tani që kanë kaluar ditë nga krimi i dyfishtë , Leonardi kthehet e rikthehet në ditën e fundit të fatkeqësisë, kur baba i kthyer në një vrasës qëlloi pa meshirë mbi nënën e tij.



Per 21 vite Leonardi ka ndjekur çfare ndodhte. Fryme që rëndohen nga mospasja dhe hakerrehen kundra njera -tjetres. Mes prinderish të dorëzuar , femijë mes tyre që i deshën të dy mamin dhe babin që veç grindet e në fund vret !

Leonardi është fryt i nje martese nga ato që djali duhet martuar që të sjellë grua në shtepi e të bëjë fëmijë. Leonardi qe ka marre prej të dyve në tipare është fëmija qe hidhte shtat dhe si ai shtat hidhte edhe mjerimi . Prinderit e hoqën nga shkolla në klasën e nëntë, mbase për shkak të notave te keqia.

Por Leonardi për paradoks çdo natë luante shah me babën. Teksa muret e shtepisë së ndërtuar me baltë e tulla po bjerreshin, e teksa as baba spo gjente dot punë deri ditën kur me në fund ai siguroi një punë në Bashkinë e Divjakës. Por babai fitonte 27 mijë lekë në muaj, me to duhet te ushqeheshin tre vetë.

Çdo gjë në atë shtëpi krejtësisht të rrenuar, çdo gjë është e falur. Divanet ja dhuroi gjyshi nga mami. Frigoriferin e pati sjelle baba që në 1993 kur u kthye nga Greqia. Bufeja e falur, televizorin e solli një kusheri. Por dritaret i ka bluar mola, kur e hap deren e shkaterruar ajo ben zhurme sikur po vajton. Ja kështu Leonard Rrasa, djali i Thellënzes dhe i Hekuranit , u rrit nga dy prindër që teksa ai nxitonte për tu rritur, ata te dy nuk munden dot ta shkëpusnin nga mjerimi i tyre. As atë dhe as njeri tjetrin. Mbollën ullinj, por ullinjtë s’kanë prodhuar ende. Mbollën jonxhë mbasi paguan për plugim zetoristin që të ushqenin lopën dhe ajo të ushqente ata.

LEXO EDHE:  Lleshaj reagon pas operacionit në Durrës/ Krimi i organizuar ka marrë goditje

LEXO EDHE:  Fillon “furtuna” në Polici/ Lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm  

Por pavarësisht perpjekjeve në Babunjen me tokat pjellore, asgjë nuk ecte perpara , përkundrazi familja zhytej me thelle. Leonardi kreu klasen e nëntë dhe mandej e la shkollen. Bashkemoshatarët e tij ose emigruan, ose u larguan, ose vazhduan shkollën. Ai jo. Femije i vetem i Hekuran dhe Thellenxa Rrases, megjithse nga martesa e parë e të atit ai kishte dhe dy femijë të tjerë që Leonardi as i njeh dhe as që e di çfarë bëjnë e si ju ka vajtur jeta. Babai ishte nevrik, nëna mundohej të duronte, por ata ziheshin përherë për ekonomi- qan Leonardi.

Sherret nisnin vetem nga varferia përshperit teksa rreshket sytë e përlotur mureve të krisur dhe që së shpejti do rrezohen. Mbase atë do ta zënë brenda, pasi të kthehet nga xhaxhai i tij që e ka strehuar derisa të kapërcejë dhimbjen nga tragjedia qe i ka rënë.

Edhe në jetën virtuale në llogarinë e facebook dhe në jetën reale, syte e Leonardit që ja vunë emrin rastesisht nga një film janë të mbytur nga trishtimi. Ka parë një dramë që duhet të ketë nisur përpara se ai te lindte, atëherë kur prindërit e tij u martuan përmes mblesërisë. Të dy vinin nga dy martesa të mëparshme, dhe vazhdimisht grindeshin.

Në xhep ka palosur bashkë me fotografitë e prindërve 500 lekeshen e fundit që ja dha e ema duke dalë, me të cilat do blinte një paketë dhe do pinte kafen në fshatin e tij të lindjes në Babunjë. I pa në oborrin e shtëpisë duke folur, pranë fuçisë të mbushur me grurë dhe që do bluhej për tu bërë miell buke. Për herë të fundit të gjallë, pak orë mbasi i ati Hekurani i ishte betuar se nuk do ngrinte më zë e as dorë ndaj Thellënzës. Por arma e gjahut që i ati e perdorte për të trembur dhelprat dhe nuselalat, u shkrep prej tij për ti qëlluar për vdekje të emën dhe mandej për ti dhënë fund jetës. Bash aty, në një shtëpi prej qerpici të ndertuar nga gjyshi prej 1957 , dhe ku vellai i fundit që jetoi me prinderit nuk pati asnjë mundësi të fitonte mbi mjerimin. Mbasi i vrau të ëmën dhe shtiu mbi veten, ai e la pas të birin, krej fillikat, në një fushë të egër shahu ku ai do luajë vazhdimisht i bindur se ndaj jetës në fshatin ku ai lindi dhe percolli në dy varrime të ndara prindërit, nuk do fitojë asnjëherë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Viti i ri shkollor nis në kushte pandemie/ Ministrja Kushi mesazh nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nesër nis viti i ri shkollor 2021-2022, në kushte pandemie. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dalë sot me një mesazh për nxënësit, ku krahas urimit për një vit të mbarë, u kujtoj respektimin e masave anti-Covid.

Ndër të tjera, Kushi shprehet se zyra e saj më shumë se e saj do jetë e të gjithëve atyre që kanë shqetësime.

“Të dashur nxënës, prindër, mësues. Nesër fillon viti i ri shkollor dhe janë marrë masat që ky sezon të jetë sa më i mbarë. Kjo zyrë më shumë se e imja është e juaja dhe do jetë e hapur për çdo shqetësim që ju keni.  



LEXO EDHE:  Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Policia në vendngjarje

LEXO EDHE:  Lleshaj reagon pas operacionit në Durrës/ Krimi i organizuar ka marrë goditje

Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për ju. Lutja që kam për ju është të zbatoni rregullat dhe masat në shkollë. Ne do të bëjmë më të mirë që t’iu edukojmë me vlerat më të mira qytetare dhe demokratike”, shprehet Evis Kushi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE