LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OBSH: Koronavirusi do të jetë aktiv për një kohë të gjatë

2 Gusht 2020, 10:43, Lifestyle CNA
OBSH: Koronavirusi do të jetë aktiv për një kohë

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranon se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me rregullat e imponuara nga pandemia, pasi koronavirusi do të jetë prezent dhe aktiv për një kohë të gjatë.

?Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global?, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Kinë në fund të vitit 2019, ky virus ka marrë jetën e më shumë se 681,000 personave dhe të paktën 17,7 milionë persona janë infektuar, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Pandemia e koronavirusit u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke detyruar shumë shtete që të aplikojnë masa të ashpra të izolimit.

Para këtij takimi të komitetit të emergjencave, drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, tha se efektet e pandemisë do të jenë afatgjate.

?Vetëm të mendosh se para gjashtë muajsh, kur ne rekomanduam që të shpallet emergjencë shëndetësore, atëbotë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje të regjistruar jashtë Kinës?, deklaroi ai. /CNA.al

Lajmet e fundit nga