LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë pas ndarjes nga jeta të së ëmës/ Rama dedikim emocionues: Të derdhësh lot...

2 Gusht 2020, 15:06, Politikë CNA
Një ditë pas ndarjes nga jeta të së ëmës/ Rama

Një ditë pas ndarjes nga jeta të së ëmës, kryeministri Edi Rama ka shkruar disa fjalë të ndjera për të.

Përmes një postimi në rjetet sociale, Rama ka treguar dhimbjen që i la pas humbja e nënës.

?Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara”, shkruan Rama.

Më tej kryeministri ka falenderuar të gjithë për mesazhet ngushëlluese për humbjen e nënës së tij.

“Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga