Connect with Us

Nga lidhja e dashurisë në “Facebook” te debutimi me Juventusin, historia speciale e Vrionit

Kombëtare

Nga lidhja e dashurisë në “Facebook” te debutimi me Juventusin, historia speciale e Vrionit

Publikuar

-

Vetëm 21-vjeç dhe praktikisht në gjithë Europën është dëgjuar emri i Xhakomo Vrionit! Të debutosh me fanellën e Juventusit nuk është pak, duke shtyrë jo pak njerëz që të kërkojnë edhe të kaluarën e këtij sulmuesi.

Fanella e bardhezinjëve i përket vetëm yjeve të futbollit dhe Vrioni ka vrapuar me të në përballjen e djeshme ndaj Romës. Lojtari i lindur me këmishë! Sigurisht që mund të thuhet kështu, pasi deri tani fati nuk është treguar aspak i rezervuar me djaloshin.

Në kohën kur Sampdoria e kishte kartonin e tij e dërgoi në dy huazime, te Venecia dhe Citadela. Një sulmues që bie në sy për faktin se shtyn përpara skuadrën, por në asnjë prej këtyre dy aventurave nuk arriti që të shkëlqente, duke humbur edhe vendin e titullarit.

Kur të gjithë prisnin një tjetër largim drejt Serisë B, Vrioni papritmas kalon te Juventusi U-23. Pesë grumbullime nga ana e trajnerit Sarri dhe ndihmësi i këtij të fundit që e mban gjithmonë sulmuesin shqiptar pas stërvitjes, për t’i treguar në mënyrë individuale sesi të përmirësoj shënjestrën dhe t’i shmanget mbulimit të mbrojtësave kundërshtare.

Një vlerësim që kulmoi me debutimin ndaj Romës, por fati i Vrionit ndodhet në çdo aspekt. Pasi luajti për disa kohë me të rinjtë e Italisë, reflektimi e bëri që të vishte fanellën e kuqezinjëve. Ndeshja e parë debutuese me U-21 dhe vjen goli. Pikërisht në përballjen kundër Italisë U-21 duke nisur menjëherë festën me shqiponjë.

Ndërkohë debutimi me Kombëtaren A do të vinte në kohën e Panuçit përpara se të bëhej 20-vjeç, në mbrëmjen e datëlindjes së tij. Gjithashtu edhe dashuria e lindur me Sara Deljallisin, me të cilën vazhdon prej vitesh, ishte “e shkruar”. Vite më parë kishin qenë komshinjë në Shqipëri, por Vrioni e kishte harruar tërësisht. Teksa ishte duke hapur “Facebook” siç bënte gjithmonë, papritmas sheh mamanë e Sarës që kishte shpërndarë një foto të vajzës së saj. Menjëherë do t’i bënte përshtypje duke vendosur që t’i shkruajë, për të formuar kështu çiftin që vazhdon ende.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Nga Benevento në çerekfinalen e Champions-it, historia përrallore e Berat Gjimshitit

Publikuar

-

Nga

Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo, Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje. Para barazimit me Milanin, atij me gol të Brignoli. Dhe nga këto 14 disfata, të një serie të jashtëzakonshme negative, të regjistruara nga Benevento në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Gjimshiti i ka përjetuar 6 në vetën e parë.

Herë të tjera, jo. Sot, pak më shumë se dy vite më vonë, Gjimshiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champions-it. Si startues absolut, shqiptari dhe të tijtë janë të aftë të befasojë tërë Europën. Në të majtën e qendrës së mbrojtjes tre-personëshe të Atalantës ndodhet ai, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili ka treguar se meriton një vend në skuadrën e Gasperini.

Gjimshiti ishte në fushë të gjitha 90 minutat e natës historike në Valencia. Ajo transfertë e dërgoi Atalantën në elitën e tetë më të mirëve në Europë. Dhe ai bëri mirë, përkundër tre golave, plotësisht të parëndësishëm për qëllime të kualifikimit, i korrigjuar nga lojtarët e tjerë bergamaskë në “Mestalla”.



Mbi të gjitha, Gjimshiti tashmë e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ai ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Sidoqoftë, pa pretenduar minuta më shumë, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si startues, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Përkundrazi.

Sapo ishte kthyer nga huazimi te Benevento. Një vit pozitiv për të, i aktivizuar vazhdimisht, për herë të parë, në Serie A, por jo nga ekipi bergamask. Ai kaloi nëpër duart e dy trajnerëve (së pari Baroni, pastaj De Zerbi), por skuadra ku ishte huazuar grumbulloi vetëm 21 pikë në 38 javë kampionati; 15 më pak se SPAL, i katërti nga fundi. Dhe një kthim i pashmangshëm dhe i shpejtë në Serie B, një kategori që këtë vit Benevento e ka mbizotëruar deri në fund.

Gjimshiti, nga ato 38 ndeshje, luajti 30. Të gjitha si startues, të gjitha në fushë nga fillimi në fund. Nja dy sezone më vonë, gjithçka ndryshoi. Futbolli italian është mjaft kompetitiv, por ngritja e Beratit vazhdon pa u ndalur. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions!

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E konfirmon media prestigjioze spanjolle/ Ja 2 klubet që kërkojnë shërbimet e Sadikut

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku është rikthyer në formën e tij ideale. Pavarësisht dëmtimit të rëndë, sulmuesi i Kombëtares gjeti forcat që në një sezon të vështirë dhe të çuditshëm prej pandemisë të realizojë 13 gola në Ligën e Dytë Spanjolle.



Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka thurur elozhe sulmuesit të Kombëtares për paraqitjet që ka bërë në sezonin që lamë pas. “Pogon Pogon dhe Aris janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim zyrtar për shërbimet e tij. Me 13 golat e shënuar, Sadiku ka rikthyer vlerën e tij maksimale për t’ia shpërblyer Levantes pagesën prej 1 milion eurosh te Legia e Varshavës. Sadiku ka edhe një vit kontratë dhe Levanten, që mund të përfitojë prej formës së tij vlerën maksimale”, ka shkruar ndër të tjera prestigjiozja spanjolle. Për bomberin kuqezi pritet një merkato interesante për të mësuar të ardhmen e tij.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

COVID-19 godet klubin e “bandës së shqiptarëve”, lojtari kthehet i infektuar nga pushimet

Publikuar

-

Nga

Përgatitjet për sezonin e ri nuk kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për klubin e Lokomotiva Zagreb. Klubi nënkampion i kroacisë ku emrave si Mersinaj, Çokaj e Tuci u është bashkuar edhe Sherif Kallaku, ka bërë të ditur se në këto ditë që u kishet dhënë pushim futbollistëve pas mbylljes së kampionatit, një prej tyre ishte infektuar me COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi klubi bëri të qartë se kishte testuar të gjithë lojtarët që ishin kthyer këto ditë në klub dhe një prej tyre kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 e ishte izoluar menjëherë. Kroatët bënë të ditur se për fat të mirë, futbollisti që nuk është identifikuar, nuk kishte qenë në kontakt me asnjë tjetër në skuadër pasi testimet kishin qenë individuale, ndaj nuk kishte rrezik të përhapjes së infeksionit në ekip vetëm pak javë nga ndeshja e parë historike në Ligën e Kampioneve.



Klubi sqaroi se lojtarët do të fillonin stërvitjen rregullisht e do të testoheshin periodikisht gjatë fazës përgatitore, derisa të fillonte protokollii ndeshjes ku do të jetë UEFA ajo që do të testojë lojtarët nëpërmjet laboratorëve të nënkontraktuar prej saj.

LEXO TE PLOTE