Connect with Us

Në PD nis procesi i përzgjedhjes së kandidatëve

Politikë

Në PD nis procesi i përzgjedhjes së kandidatëve

Publikuar

-

Në PD nis procesi i përzgjedhjes së kandidatëve

Partia Demokratike njofton se do të mbledhë nesër forumet më të larta vendimmarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, të cilët do të punojnë për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Në PD do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit, i cili do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit, i përbërë nga dy persona.

Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë. Deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesve të PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi, që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE, që kanë ndihmuar PD për këtë proces, duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike për gjithë rajonin.

Propozimet e tjera ende nuk janë bërë publike, por Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj.

LEXO EDHE:  Skenarët e protestës/ Demokratët do ngujohen para Kryeministrisë

Ky Komision bën vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Nga procesi 6-javor i propozimit të emrave, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur, ka shumë emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    2 Gusht, 2020 at 11:13 am

    Do te qeshesh dhe pastaj do te qash! Greket jane ne nje koalicion me Camet! Kjo eshte politike! Keta jane politikane! Dulja do te loboje ne Greqi per Camerine republike! Dhe Idrizi do te loboje per vorio-epirin t’i kthehet Greqise! A e kuptono politiken Sali-Meta apo jo! Ketu eshte tradheti e madhe!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Publikuar

-

Nga

Pampuri: Qeveria po ul shpenzimet për shëndetësinë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri akuzon qeverinë se ka ulur shpenzimet për shëndetësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se pikërisht në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi, sipas saj kjo qeveri tallet me shëndetin e qytetarëve. Më tej ajo thotë se qeveria po vijon abuzimet si të ishim përballë një situate normale.



“Ne kulmin e pandemisë, përballë një sistemi shëndetësor me aq shume mangësi e probleme, qeveria ka luksin të ulë shpenzimet për shendetësinë, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te përmirësohet shërbimi, te shtohet numri i personelit shëndetësor, e te motivohen e mbështeten ata qe janë çdo dite ne krye te detyrës, te blihen aparatura e specifikisht për te përballuar pandeminë te alokohen fonde për blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncesionet ne shëndetësi e te alokoje paratë për te përballuar krizën. Kjo qeveri vijon te beje shoë e te tallet me qytetaret e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim përballe një situate normale“, shkruan Pampuri.

LEXO EDHE:  Shokon Basha/ Shoqëria në depresion, shqiptarët ushqehen një herë në ditë

LEXO EDHE:  "14 milion euro për mikun e Taulant Ballës"/ PD publikon të tjera dokumente

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i sulet Ramës/ Populli shqiptar të ka vulosur si “Non Grata”

“Populli shqiptar tashmë e ka vulosur si NON GRATA në këtë vend, kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të Rilindjes”.

Kështu deklaron ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili deklaron se korrupsioni dhe papunësia janë në nivele të larta të paprecedenta.

Sipas tij, të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli dhe vjedhja po shtohet e më shumë.



“Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. “Të vjedhim sa të mundim” shprehen edhe haptazi nëpër kafene “sepse s’do na vijë më kjo ditë.” Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë. Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

LEXO EDHE:  Shokon Basha/ Shoqëria në depresion, shqiptarët ushqehen një herë në ditë

LEXO EDHE:  Skenarët e protestës/ Demokratët do ngujohen para Kryeministrisë

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme”, shkruan Tavo në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Pëllump Gani Pilinci/ Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë!

Publikuar

-

Nga

Partia Shpresa Demokrate është parti “demokrate e djathtë” mbi bazën parimeve të demokracisë së djathtë amerikane. Partia është Shqiptaro-Amerikane, me zyra në amerikë dhe Shqipëri së shpejti…

Është dosja e hapur për Shqipërinë. Është realiteti i shqiptarëve.
Eshtë shpresa e fundit e mëmëdheut tonë.
Qëllimi i Partisë Shpresa Demokrate është: të marrë përsipër, me përgjegjësi të plotë përpara Kombit, misionin e nxjerrjes së tij nga kriza ekonomike, politike dhe morale, në të cilën e kanë zhytur politikat antishqiptare të zbatuara nga qeverisjet e derisotme.
Bien kambanat në të gjithë Shqipërinë! Bashkohuni me ne, motra dhe vëllezër!  Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim! Jemi te një race, të një gjaku, te një gjuhe e të një Kombi!  O shqiptarë, mos harroni ne jemi” Pellazgë Ilirë.
“Jemi vëllezër! Mëmëdheu na thërret!
Le t’i japim besën njëri-tjetrit për përmbushjen e amanetit të të parëve tanë, për realizimin e interesave dhe të aspiratave të kombit, për të punuar e për të luftuar, që fëmijëve tanë t’u krijojmë një Amerikë të vogël e t’u lëmë parajsën, krenarinë kombëtare, dinjitetin e një kombi të bashkuar, Shqiperinë e lirë e të siguruar brenda kufijve të saj natyrorë!
Zoti, e bekoftë rrugën tone! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!..
Zoti e bekoftë kombin Amerikan.

Pellump Pilinci, Kryetar i Partisë Shpresa Demokrate

Rreth autorit

Z. Pellump Gani Pilinci i lindur me 16 Prill 1948 … në burgun e Maliqit .. Familja më e pasur e Pilincit … dhe patriotët… Familja Pilinci ka punuar për një shekull për çështje kombëtare …. Pilincat e vrarë me shekuj … nga plumbat e armiqve shekullorë …



Stërgjyshi i tij Z. Hamet Gani Pilinci i frymëzuar nga çështjet kombëtare … dhe i diplomuare në Yale College Connecticut, SHBA në 1877-1881 ..

Gjyshi Z. Hetem Hamet Pilinci, i diplomuare në New York College, USA në 1912-1916 … atëherë gjyshi i tij Prof. Hetem Hamet Pilinci me një mision të veçantë në Amerikë 1921-1922 me mikun e tij të hershëm Z. Ulysses Grant-Smith, me punën të gjyshit të tij ‘Pilinci …’ shoku i tij u emërua ambasador në Shqipëri, gjyshi i tij Prof. Pilinci dhe ambasadori Ulysses Grant-Smith mbërritën në Tiranë në nëntor 1922 …’

Kështu që Pellump Gani Pilinci lindi në 16 prill 1948. Pasi u rrëmbye nga komunizmi sllavo-rus …, vilat u dogjën dhe fabrikat plaçkitën tërë pronën …. të kuqtë e Stalinit !? ata arrestojnë gjyshin e tij, xhaxhallarët, babanë ‘Gani Hetem Pilinci dhe nënën Zarife Pilinci shtatë muajshe shtatëzënë …. Kështu që Pellump Gani Pilinci i lindur në burgun e Maliqit pas 7 shtatë ditësh arrestimi …. Pellump Gani Pilinci në kampe përqendrimi.., Tepelena , Kruje, Saver, Shtyllas, Gjaze, përsëri Shtyllas … komunistët eksperimentuan për herë të parë me Pellump Gani Pilincin !? për pesë vjet nën arrest shtëpiak.
Z. Pellump Gani Pilinci si familje, ‘Me ndihmën e miqve të gjyshit të tij, amerikanë amerikanë …’ Z. Pellump Gani Pilinci, arrin në Amerikë në maj 1975 …
Prof. Pellump Gani Pilinci u diplomua në Universitetin Shtetëror të Montclair NJ në 1980 me diplomë master’s degree dhe gjithashtu ka përfunduar shumë kurse speciale speciale ndërkombëtare … Ai ka qenë profesor në disa College NJ…
Në fillim të vitit 1976, Pilinci u takua me zotin George H.W. Bush …, zoti Bush e dinte për familjen “Pilinci”. Bush dhe Pilinci udhëtuan disa herë në Ballkan, Evropë, Shqipëri.
Ishte ideja e Bushit për të rrëzuar Murin e Berlinit … në fillim të vitit 1976, Bush ishte i pari në CIA. Bush, i caktuar me qëllim …. Zëvendës President, fillon politika e inteligjencës …. rënia e shpejtë e Murit Berlin … Ndërsa për
Presidentin Ronald Reagan ai ishte i mirë për filmat Artistike.
Profesor Pellump Gani Pilinci, punën e tij amerikane për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare për 45 vjet, dhe vazhdon … Ballkani, Evropa dhe më tej …., i shpeshtë “sulmi në tentativë” i plagosur tre herë … 1975, Itali, 1985 Bruksel, u plagos rëndë në Nëntor 1989 Berlin….
Profesor Pilinci thotë: ‘Do të vazhdoj me të njëjtin program deri në fund të jetës sime … derisa të përfundoj në varësi të 100% të Ushtrisë amerikane dhe ngritjen e flamurit në çdo cep të Shqipërisë për shekuj. Do t’i mbaj fjalët dhe testamentin e babait tim, gjyshit tim, ambasadorit të parë Ulysses Grant-Smith dhe George HW Bush. Por nuk duhet të harrojmë ëndrrën e 98% të dashurisë së shqiptarëve për ta thirrur Shqipërinë …. Amerikën e Vogël në zemrën e Evropës …

LEXO EDHE:  Skenarët e protestës/ Demokratët do ngujohen para Kryeministrisë

LEXO EDHE:  Luli në vilat e Papulit, një histori që nuk po ndalet

 

LEXO TE PLOTE