Showbizz
“Kam rënë në dashuri me shoqen e ngushtë”/ Partneri i Miley Cyrus bën dedikimin e veçantë për këngëtaren

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave rozë për shkak të ngjarjeve të shumta në jetën e saj private.
Prej kohësh Miley është në një marrëdhënie dashurie me Cody Simpson, një lidhje që është komentuar pafund në mediat e huaja. Së fundi ata nuk kanë nguruar që t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.
Ka qenë këngëtari australian ai i cili ka ndarë së fundmi një foto me të dashurën e tij në ‘Instastory’, krah së cilës ka shkruar: “Kam rënë në dashuri me shoqen e ngushtë”.
Dyshja shfaqej bashkë në makinë dhe ‘look-u’ i kuruat i Miley-t me kapelen ‘Gucci’ dhe ‘makeup-in’ perfekt ka bërë që fansat ka komplimentojnë pafund këtë pozë të dyshes.
Kujtojmë se Miley dhe Cody e nisën lidhjen e tyre disa muaj më parë dhe që prej atij momenti dyshja ka qenë në krye të mediave rozë për shkak të kimisë që kanë treguar se gëzojnë edhe në publik./CNA.al