LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi rivalë në fund të ditës”/ Alban Skënderaj bën lëmsh rrjetin, ja çfarë thotë për duetin me Florin

2 Gusht 2020, 08:35, Lifestyle CNA
“Jemi rivalë në fund të ditës”/ Alban

Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi janë dy nga këngëtarët më të dashur dhe të klikuar nga publiku.

Pak ditë më parë në ditëlindjen e Arilena Arës, dyshja elektrizoi fansat teksa u shprehën se së shpejti do të realizonin një këngë së bashku.

I ftuar në ?Edicioni veror?, Alban Skënderaj theu më në fund heshtjen, ku tregoi se ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie të mirë, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse do sjell ndonjë duet apo jo.

Po ashtu, Albani tregoi se duke qenë se mes tyre është ngritur prej vitesh një rivalitet që nuk ekziston, atyre u pëlqen që të luajnë pak me këtë pjesë.

“Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës?jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t?i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështuqë pse jo në të ardhmen”, është shprehur Albani./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga