Connect with Us

Fluks turistësh nga Kosova/ Kontrolli nga mjekët bëhet i pamundur në kufi

Aktualitet

Fluks turistësh nga Kosova/ Kontrolli nga mjekët bëhet i pamundur në kufi

Publikuar

-

Fluks turistësh nga Kosova/ Kontrolli nga mjekët bëhet i pamundur në kufi

Pavarësisht nga situata e vështirë epidemike në Kosovë dhe Shqipëri, turistët nuk janë ndalur as këtë fillim gushti. Në pikën kufitare të Morinës, mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kalon 10 mijë njerëz.

Drejtor Rajonal i Shendetit Publik ne Prizren, Fadil Kryeziu, thotë se qytetarët e dy vendeve që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të Covid 19, dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë kalimtarët, ndaj po shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve.

Java që sapo u mbyll, për Kosovën shënoi numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave nga Covid 19,e pavarësisht kësaj situate qytetarët e Kosovës nuk e kanë frenuar levizjen për pushime drejt Shqipërisë. Muaji korrik i mbyll më me shumë se 1 milionë pushues kosovarë në bregdetin e Shqipërisë por edhe në qytetet e tjera turistike. Në kufirin me Shqipërinë ministria e Shëndetësisë e Kosovës rishikoi vendimin dhe përjashtoi qytetarët e dy vendeve nga masat shtrenguese për kontrollet në kufi në kuadër të situatës së covid 19.

LEXO EDHE:  Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë/Ja arsyeja

Shifrat e regjistruara nga Kosova

Të dhënat e dërguara nga Kosova, përgjatë 24 orëve të fundit në pikat kufitare janë këto:

Në pikën kufitare në Perëndim kanë hyrë 2 mijë e 966 vetura, 158 kamionë, 107 autobusë.

Në këtë pikë kufitare janë kontrolluar 6 mijë e 617 persona me mjete motorike si dhe 77 këmbësorë.

Ndërkaq nga Kosova nga kjo pikë kanë dalë 3 mijë e 975 vetura, 143 kamionë, 97 autobusë.

Janë kontrolluar 13 mijë e 92 persona me mjetet motorike, kurse po ashtu edhe 47 këmbësor.

Ndërsa në pikën kufitare Lindja, kanë hyrë 1 mijë e 779 persona, 115 kamionë, 24 autobusë. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Publikuar

-

Nga

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka pretenduar se ka fituar rreth 80 për qind të votave.

Mirëpo këto deklarata kanë nxitur protesta të dhunshme për dy net me radhë, si dhe përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve opozitarë.

Një protestues është vrarë në këto përleshje.

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanouskaya ka thënë të martën se është larguar drejt Lituanisë, për hir të fëmijëve të saj.



“Zgjedhjet as nuk kanë qenë të lira dhe as të drejta”, ka thënë Borrell përmes një deklarate, duke cituar “raporte kredibile” të vëzhguesve të brendshëm, të cilët kanë treguar se procesi zgjedhor nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë/Ja arsyeja

LEXO EDHE:  I dënuar në Kroaci/ Maqedonasi arrestohet në pikën kufitare të Morinës

“Autoritetet shtetërore kanë përdorur dhunë të papranueshme dhe joproporcionale… mijëra persona janë ndaluar dhe shtypja është rritur ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Borrell ka thënë se blloku evropian, në kuadër të procesit të rishikimit të marrëdhënieve me Bjellorusinë, mund të marrë masa “kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën, arrestimet e paarsyetuara dhe rezultatet zgjedhore”, ndonëse nuk ka dhënë hollësi.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë menjëherë personat e ndaluar./ REL

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në datat, 12 dhe 14 gusht në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

“Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 4 raste të reja

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 4 raste të reja

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:



12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në Korçë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:06 dhe kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.



Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra larg nga Korça dhe 115 kilometra larg nga Tirana, ndërsa ishte me thellësi 2 kilometra.

LEXO EDHE:  “Më vjen të qesh me gjithë shpirt”/ Artan Fuga: Nuk jemi në autoritarizëm, jemi në tirani

LEXO EDHE:  Hapa mbrapa në arsim/ Rritet përqindja e nxënësve që nuk ndjekin ciklin 9-vjeçar

Nga informacionet praprake, nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE